Joshua ‘kërcënon’ Furyn, tregon se çfarë e pret kur do të ndeshen

Joshua ‘kërcënon’ Furyn, tregon se çfarë e pret kur do të ndeshen

Britaniku Anthony Joshua, kampioni i botës në peshat e rënda, është gati të “rock and roll” në ring me patriotin e tij Tyson Fury, në rast se ata do të përballen një ditë. Fury, ish-kampion bote, nuk ngjitet në ring që prej nëntorit 2015, kur mori titujt kampionë bote në peshat e rënda, pas fitores […]

Britaniku Anthony Joshua, kampioni i botës në peshat e rënda, është gati të “rock and roll” në ring me patriotin e tij Tyson Fury, në rast se ata do të përballen një ditë. Fury, ish-kampion bote, nuk ngjitet në ring që prej nëntorit 2015, kur mori titujt kampionë bote në peshat e rënda, pas fitores me vendim unanim ndaj Wladimir Klitschko.

Por tashmë 29-vjeçari është gati të rikthehet në ring, pasi ka zgjidhur mosmarrëveshjet me antidopingun britanik dhe pret të rimarë licensën për boksim. Ndërsa Joshua, 28 vjeç, mban aktualisht titjt kampionë bote në kategoritë IBF dhe WBA dhe pritet që së shpejti t’i mbrojë ato ndaj një tjetër kampioni, si neo-zelandezi Joseph Parker.

Në një deklaratë për mediat, Joshua tha: “Unë nuk e di nëse Tyson do të rikthehet, apo në çfarë situate është tani gjendja e tij. Por, siç kam thënë gjithnjë, unë jam gati të përballem me të dhe t’i tregoj vendin.

Do të “kërcej” në ring me të. Nëse ai dëshiron të përballet me mua verën e ardhshme, atëherë le të vijë. Unë po i lëshoj sfidën, tashmë topi është në fushën e tij. Unë jam gati të “rock and roll” me të, nuk më intereson se çfarë mendon ai”, u shpreh kampioni britanik. Ndërsa Fury pritet që sfidën e parë pas rikthimit ta zhvillojë ndaj një tjetër britaniku, Tony Bellew. /telesport

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin