Futbollisti i njohur në telashe, arrestohet pas një sherri në diskotekë

Jason Puncheon u lirua me kusht, do të dalë në gjyq më datë 5 janar për t’u mbrojtur ndaj akuzave për agresion me armë. Telashe për Jason Puncheon. Fantazisti i Crystal Palace është arrestuar mëngjesin e së dielës dhe, më pas, është lënë sërish i lirë, për shkak të një sherri jashtë një diskoteke. Sipas […]

Jason Puncheon u lirua me kusht, do të dalë në gjyq më datë 5 janar për t’u mbrojtur ndaj akuzave për agresion me armë.

Telashe për Jason Puncheon. Fantazisti i Crystal Palace është arrestuar mëngjesin e së dielës dhe, më pas, është lënë sërish i lirë, për shkak të një sherri jashtë një diskoteke. Sipas disa dëshmitarëve, futbollisti 31-vjeçar është përfshirë në një zënkë mes dy vajzave.

Një dëshmitar jep versionin e tij për mikrofonin e “The Sun”: “Njëra prej vajzave ishte me Jasonin. Pati një debat të nxehtë mes vajzave, me ulërima dhe mallkime. Një burrë, i cili ishte me njërën prej vajzave, goditi me grusht një tjetër burrë. Ai u rrëzua në tokë dhe u la atje me syrin e nxirë”, përcjell “Panorama Sport”.

Pançeon, i cili u lirua me kusht, do të dalë në gjyq më datë 5 janar për t’u mbrojtur ndaj akuzave për agresion me armë. Edhe klubi i natës konfirmoi ngjarjen, por tha se ajo kishte ndodhur jashtë dyerve të tij. Kristal Palas refuzoi që të komentonte.

Por klubi do të vendosë për ta gjobitur ose jo kapitenin. Lojtari nuk udhëtoi me skuadrën në Leiçester të shtunën për shkak të një gjendjeje gripale, por ditën e hënë është stërvitur normalisht me klubin.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova