Frikë në Ukrainë: Mercenarët serbë erdhën për të vrarë njerëzit tanë

Vrasësit serbë në rajonin e Donjeck-ut synojnë të vrasin ushtarët ukrainas në vijën ndarëse dhe të persekutojnë banorët civilë. Këtë e ka kumtuar Shtabi anti-terror i Ukrainës, ndërsa e transmetuan si lajm kryesor shumë medie të Ukrainës Grupet e mercenarëve serbë kanë shkruar në Donjeck, tregojnë të dhënat e inteligjencës, ka theksuar Shtabi ukrainas ATO […]
Këtë e ka kumtuar Shtabi anti-terror i Ukrainës, ndërsa e transmetuan si lajm kryesor shumë medie të Ukrainës
Grupet e mercenarëve serbë kanë shkruar në Donjeck, tregojnë të dhënat e inteligjencës, ka theksuar Shtabi ukrainas ATO në Facebook.

Shtohet se mercenarët serbë synojnë të vrasin ushtarët ukrainas dhe të persekutojnë banorët e pafajshëm.
“Këta të poshtër janë tradhtarë të ndërgjegjes dhe vlerave njerëzore. Ata kanë pranuar që për disa dhjetëra monedha moskovite ta derdhin gjakun e patriotëve dhe mbrojtësve të vendit ukrainas. Nëse i takojnë pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Ukrainës duhet që këta plehra t’i dërgojnë atje nga kanë ardhur në llogari të ministrisë së tyre të mbrojtjes”, përfundon kumtesën shtabi ukrainas ATO
Mediet kanë përkujtuar se kur në gusht të këtij viti ishte plagosur dhe kapur Beric “krimineli më i njohur serb në Donbas”, menjëherë kishte reaguar ministria e jashtme e Serbisë në krye të cilës është Ivica Dacic, dhe kishte kërkuar trajtim ndaj tij sipas Konventës së Vjenës, “përndryshe do të ndërmerren hapa konkret”.











