Dialogu Kosovë-Serbi, të diskutohet në takimin e kryeministrave me Mogherinin

Dialogu Kosovë-Serbi, të diskutohet në takimin e kryeministrave me Mogherinin

Të hënën kryeministrat e vendeve të Ballkanit do të zhvillojnë një takim me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Burimet e agjencisë së lajmeve Tanjug, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, dhe ndikimin e tij në gjendjen në Ballkan. “Në takimin ku do të marrin pjesë Brnabiq […]

Burimet e agjencisë së lajmeve Tanjug, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, dhe ndikimin e tij në gjendjen në Ballkan.

“Në takimin ku do të marrin pjesë Brnabiq dhe Haradinaj, nuk është përjashtuar mundësia e diskutimit për dialogun, si një nga temat e përbashkëta kur flitet për gjendjen në rajon dhe progresin e Ballkanit drejt BE-së”, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net

Tema tjera të cilat do të diskutohen të hënën janë edhe politika e zgjerimit, situata në rajon dhe hapat që Ballkani Perëndimor duhet t’i ndjek në rrugën drejt integrimit përgjatë vitit 2018.

Mogherini ka theksuar vazhdimisht angazhimin e saj për avancimin e vendeve të Ballkanit në rrugën drejt BE-së, deri në vitin 2019 kur i përfundon mandati.

Gjatë darkës së të hënës do të diskutohen strategji të cilat Komisioni Evropian do të përgatis, e ku do të ketë udhëtime për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi në BE deri në vitin 2021, dhe për hapat e Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Kosovës në këtë rrugë.

Sipas një dokumenti që ka siguruar Tanjug, Serbia duhet të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Kosovën deri në fund të vitit 2019, që të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Kjo agjenci shkruan se ka kontakte për një fazë të re të dialogut Prishtinë-Beograd, por që datë të caktuar nuk ka.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin