Delawie: Shumë punë përpara që “Kosova e Re” të bëhet realitet

Qeveria e Kosovës dhe “Contour Global” kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e termocentralin “Kosova e Re”. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili më pas ka thënë se ka shumë punë për të bërë që ky projekt të bëhet realitet, njofton Klan Kosova. “Marrëveshja u nënshkrua! […]
Qeveria e Kosovës dhe “Contour Global” kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e termocentralin “Kosova e Re”.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili më pas ka thënë se ka shumë punë për të bërë që ky projekt të bëhet realitet, njofton Klan Kosova.
“Marrëveshja u nënshkrua! Ka shumë punë për të bërë që ky projekt të bëhet realitet, por që ne po shikojmë tutje të punojmë me Kosovën për të ndërtuar një të ardhme të begat, të shëndetshme dhe energji për të ardhmen”, ka shkruar Dealwie në Twitter.












