Nisë lufta ‘El Clasico’ për David Luiz?

Nisë lufta ‘El Clasico’ për David Luiz?

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, mund të bëjë një transferim të papritur te Barcelona, ndërkohë që është lidhur edhe me Real Madridin. Braziliani i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Antonio Conte, ndërsa është duke u rikuperuar edhe nga lëndimi i gjurit. Kjo ka bërë që të spekulohet se ai do të largohet nga Stamford Bridge, […]

Braziliani i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Antonio Conte, ndërsa është duke u rikuperuar edhe nga lëndimi i gjurit.

Kjo ka bërë që të spekulohet se ai do të largohet nga Stamford Bridge, ndërkohë që Reali është përmendur si destinacioni më i mundshëm, kurse interesim ka shprehur edhe Arsenali.

Luiz ka udhëtuar në Barcelonë për trajtimin e gjurit, ndërsa sipas Catalunya Radio, ai e ka shfrytëzuar udhëtimin për të arritur marrëveshje me Barcën.

Stafi mjekësor i Chelseat i ka dhënë leje 30-vjeçarit për të udhëtuar në Kataluni, mirëpo klubi nuk ka informacion për bisedimet eventuale për transferimin e tij në Camp Nou në afatin e janarit.

Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasi Javier Mascherano pritet të largohet në drejtim të Kinës si lojtar i lirë.

Blaugranët janë përpjekur ta transferojnë Luizin edhe në të kaluarën kur luante te Benfica dhe gjatë qëndrimit të parë te Chelsea, mirëpo kishin dështuar.

Sekretari teknik, Roberto Fernandez, i cili është përgjegjës për transferimet e Barcës, është një tifoz i madh i brazilianit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova