Conor McGregor tregon se në cilin sport do të ketë luftën e radhës

Që prej ndeshjes milionëshe kundër Floyd Mayweather që u zhvillua në Gusht, Conor McGregor nuk ka folur shumë për të ardhmen e tij në UFC ose në boks. Megjithatë, shihet se ai do të ketë ardhmëri të ndritur në të dyja. Shumë luftëtarë të UFC-së kanë lobuar për një luftë mes irlandezit dhe kampionit të […]
Shumë luftëtarë të UFC-së kanë lobuar për një luftë mes irlandezit dhe kampionit të peshave të rënda Eddie Alvarez, raporton ‘GiveMeSport’, transmeton Periskopi.

Për momentin, Tony Ferguson shihet si favoriti për tu përballur me McGregorin.
Megjithatë, nëse McGregor dëshiron të ketë një ndeshje tjetër në boks, një opsion është i gatshëm për të, bëhet fjalë për Manny Pacquiao, i cili tha se është i interesuar që të përballet kundër tij. Kjo do të ishte një tjetër meç për para të majme.
Pra, Conor McGregor dëshiron të ndeshët në MMA, përkatësisht UFC./Periskopi













