Ajri i ndotur është duke e dëmtuar kualitetin e spermës te meshkujt

Ajri i ndotur është duke e dëmtuar kualitetin e spermës te meshkujt

Pavarësisht se ende nuk jemi të kërcënuar me zhdukje totale, vendi i meshkujve në botën moderne asnjëherë nuk ka qenë më i pasigurt. Dhe arsyeja për këtë është duke u bërë tejet e qartë – ambienti në të cilin po jetojmë çdo ditë po bëhet më armiqësor për shëndetin e spermës së meshkujve.  Më herët […]

Dhe arsyeja për këtë është duke u bërë tejet e qartë – ambienti në të cilin po jetojmë çdo ditë po bëhet më armiqësor për shëndetin e spermës së meshkujve.

 Më herët gjatë këtij viti një studim ka treguar se kualiteti i spermës po degradohet nga pesticidet, kimikalet të cilat i dëmtojnë hormonet, nga dietat, stresi, duhanpirja dhe mbipesha.

Kjo ka rezultuar në 60 për qind rënie të spermatozoideve në shtetet Perëndimore në vetëm 40 vite.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte për t’i alarmuar meshkujt rreth të ardhmes së pasigurt, një studim i ri ka zbuluar edhe një trend tjetër brengosës.

Ajri i ndotur, veçse i identifikuar si shkaktar i miliona vdekjeve të parakohshme çdo vit, tani siç duket ka edhe një pasojë tjetër shqetësuese.

Hulumtuesit thonë se ka dëshmi të forta se ajri i ndotur ka efekte negative në sterilitetin e meshkujve – ndërsa këto ndikime janë tejet serioze për të gjithë ne.

Sipas hulumtimeve të fundit, pika më brengosëse është se trendi i ajrit të ndotur nuk mund të ndalet lehtë, ndërsa ky fenomen është duke e rritur dukshëm numrin e çifteve të cilët vuajnë nga steriliteti.

Njerëzit çdo ditë thithin ajër të ndotur, pavarësisht ku jetojnë, ndërsa posa grimcat e ajrit të ndotur të futen në qarkullim të gjakut, ato e dëmtojnë spermën.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve