Administrata “Trump” ndalon fjalët “fetus” e “transgjinor”

Administrata “Trump” ndalon fjalët “fetus” e “transgjinor”

Një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në SHBA, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ose CDC, mori udhëzime se fjalë si “fetus”, “diversitet” apo “transgjinor” nuk janë të përshtatshme për t’u përdorur në raportimet e buxhetit. Sipas “Washington Post”, analistëve të politikave të CDC gjatë një takimi ju tha nga zyrtarë të lartë […]

Sipas “Washington Post”, analistëve të politikave të CDC gjatë një takimi ju tha nga zyrtarë të lartë të administratës “Trump”, se 7 fjalë apo fraza nuk do të përdoren më në dokumentet e ardhshëm. Këto janë ‘i pambrojtur’, ‘e drejtë’, ‘diversitet’, ‘transgjinor’, ‘fetus’, ‘bazuar në prova’ dhe ‘bazuar në shkencë’.

Një analist i pranishëm në takim që preferoi të mbetet anonim tha për “Washington Post” tha se ende nuk e kishin marrë veten nga ky urdhër, kur administrata “Trump” nisi të sugjeroje edhe alternativa.

Për shembull, në vend të frazës “bazuar në shkencë” që tani u ndalua, mund të përdoret fraza “shkencë duke konsideruar standardet dhe dëshirat e komunitetit”.

Grupet për të drejtat e grave dhe komunitetit LGBT thanë se censurimi i këtyre fjalëve tregon injorimin e plotë të administratës “Trump” për orientimin seksual, identitetin gjinor dhe të drejtën e abortit. Sipas tyre, që prej ditës së parë në pushtet, Trump i vuri vizën të drejtave të grave, homoseksualëve dhe shkencës.

Duket se censura po bëhet normale për administratën “Trump”, pasi vetëm dy muaj më parë,”Neë York Times” raportoi se në faqen e internetit të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit ishin hequr të gjitha materialet dhe informacionet për ngrohjen globale.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj