7 simptomat e kancerit të mëlçisë

7 simptomat e kancerit të mëlçisë

Kanceri i mëlçisë është mjaft i rrezikshëm dhe i vret dhjetëra mijëra njerëz në vit. Sipas të dhënave nga Mbretëria e Bashkuar, numri i të vdekurve nga kjo formë e kancerit është rritur për 142 për qind qysh nga vitet e 1990’ta. Kanceri primar i mëlçisë – i cili fillon nga mëlçia – është më […]

Kanceri i mëlçisë është mjaft i rrezikshëm dhe i vret dhjetëra mijëra njerëz në vit.

Sipas të dhënave nga Mbretëria e Bashkuar, numri i të vdekurve nga kjo formë e kancerit është rritur për 142 për qind qysh nga vitet e 1990’ta.

Kanceri primar i mëlçisë – i cili fillon nga mëlçia – është më i rrallë sesa kanceri sekondar i mëlçisë, i cili fillon diku tjetër në trup pastaj shpërndahet në mëlçi.

Sipas ekspertëve, shkaktari i saktë i kësaj sëmundje ende nuk dihet, por në shumicën e rasteve është i ndërlidhur me dëmtimet e ndryshme të mëlçisë, siç është ceroza.

Sidoqoftë, cilat janë shenjat e kancerit të mëlçisë?

Simptomat normalisht nuk shfaqen derisa kanceri të jetë në një fazë të avancuar, por kur shfaqen, simptomat janë këto:

– Humbje e paqëllimshme e peshës

– Humbje e apetitit

– Jeni ngopur pas ngrënies, pavarësisht se keni ngrënë pak

– Ndjeheni të sëmurë dhe vjellni

– Keni dhimbje apo ënjtje në bark

– Keni zverdhje të lëkurës apo në bebëz të syve

– Ndiheni shumë të lodhur dhe të dobët

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, simptomat tjera përfshijnë ethet, zmadhimin e venave në bark të cilat mund të shihen përmes lëkurës, dhe keni gjakderdhje anormale.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve