Vjen deklarata e parë nga Haradinaj pas rezultatit të zgjedhjeve

Vjen deklarata e parë nga Haradinaj pas rezultatit të zgjedhjeve

Një orë pas mbylljes së qendrave të votimit, kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se Kosova dëshmon se është vend i demokracisë. Më poshtë shkrimi i tij i plotë: Kosova ka zhvilluar edhe një proces të rëndësishëm, të drejtë e demokratik të zgjedhjeve dhe ka dëshmuar se është e përgatitur për të organizuar zgjedhje në standarde ndërkombëtare. […]

Një orë pas mbylljes së qendrave të votimit, kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se Kosova dëshmon se është vend i demokracisë.

Më poshtë shkrimi i tij i plotë:

Kosova ka zhvilluar edhe një proces të rëndësishëm, të drejtë e demokratik të zgjedhjeve dhe ka dëshmuar se është e përgatitur për të organizuar zgjedhje në standarde ndërkombëtare.

E vlerësoj punën e madhe dhe të jashtëzakonshme të të gjitha institucioneve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve dhe njëkohësisht edhe mekanizmat e sigurisë që janë përkujdesur për mbarëvajtjen e këtij procesi.

I përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës, në të gjitha komunat ku është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve, për pjesëmarrjen në këtë proces dhe pjekurinë e treguar politike duke shprehur vullnetin e tyre.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dëshmuar në këto zgjedhje se është parti e organizuar dhe faktor i rëndësishëm politik në Kosovë.

Uroj të gjithë kandidatët e AAK-së, që kanë fituar në komunat e tyre, përgëzoj të gjithë anëtarët e Aleancës dhe përkrahësit tanë për garën zgjedhore në të gjitha komunat dhe për përkushtimin për t’i qëndruar besnik vlerave tona.

Poashtu i uroj edhe të gjithë kandidatët e partive të tjera, që kanë shënuar fitore në komunat e tyre, dhe shpreh bindjen time se do të kemi bashkëpunim të shkëlqyer, pavarësisht përkatësive partiake!

Kosova sot ka dëshmuar se është vend i demokracisë me perspektivë të qartë.

 

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria