Trump: Koreja Veriore nuk mund ta mbajë botën peng

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Korenë e Veriut se bota nuk do të lejojë, siç tha ai, “shantazhin bërthamor” dhe u zotua se do të ketë fushatë globale, me “presion maksimal” mbi Phenjanin. “E kam bërë të qartë se nuk do të lejojmë që kjo diktaturë e shëmtuar ta mbajë botën peng […]

“E kam bërë të qartë se nuk do të lejojmë që kjo diktaturë e shëmtuar ta mbajë botën peng të shantazhit bërthamor”, tha Trump në një deklaratë televizive, pas kthimit nga turneu 12-ditësh në Azi.

Trump tha se lideri i Kinës, Xi Jinping, është zotuar se do të përdorë presionin ekonomik mbi Phenjanin për të arritur denuklearizimin e Veriut.

Phenjani, muajt e fundit, ka testuar disa raketa balistike ndërkontinentale dhe ka kryer provën e gjashtë bërthamore.

Trump tha se Uashingtoni e ka bërë të qartë se të gjitha opsionet kundër Veriut “mbeten në tavolinë”.

Gjatë turneut në Azi, Trump ka vizituar edhe Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vjetnamin dhe Filipinet.

Udhëtimi i tij është dominuar nga kriza bërthamore ne Korenë e Veriut dhe tregtia.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja