Thaçi: Kosova sot është promovuese e dialogut dhe paqes në rajon

Thaçi: Kosova sot është promovuese e dialogut dhe paqes në rajon

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i FSK, Rrustem Berisha, kanë takuar sot Ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, i cili është edhe nikoqir i Konferencës Ndërkobmëtare të Sigurisë në Halifax, e me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Kanadasë në fushën e mbrotjes e sigurisë. Presidenti Thaçi ka […]

Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Kanadaja i ka ofruar Kosovës që dy dekada.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen në ndërtimin e paqes dhe në ndërtimin e shtetit”, u shpreh Presidenti Thaçi.

“Kosova sot është promovuese e dialogut dhe paqes në rajon”, u shpreh Presidenti Thaçi dhe shtoi se “shteti i Kosovës është konsoliduar së brendshmi dhe vazhdon të konsolidohet në skenën ndërkombëtare”.

Ministri Berisha i FSK-së u shpreh se Kosova dhe Kanadaja po punojnë për thellimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes e sigurisë duke punuar në finalizimin e një Memorandumi të Bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kanadasë.

Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, z. Sajjan, u shpreh se është për tu vlerësuar promovimi i komunikimit dhe dialogut si mjete për tejkalimin e konflitit dhe falënderoi Presidentin Thaçi për lidershipin e treguar.

“Promovimi i dialogut dhe paqes ju bëjnë shembull për rajon”, u shpreh Ministri Sajjan.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova do të mbetet mirënjohëse për përkrahjen që ka dhënë Kanadaja për shtetin dhe popullin e Kosovës dhe ftoi për thellim të bashkëpunimit në të gjithë sektorët.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj