Sulmi në zemër: Këto janë 6 simptomat që i përjetojnë vetëm femrat

Sulmi në zemër: Këto janë 6 simptomat që i përjetojnë vetëm femrat

Sulmet në zemër janë një nga shkaqet kryesore të vdekjes së hershme në botën moderne. Për fat të keq kjo sëmundje i prek papritur njerësit. Megjithatë, pak para tragjedisë, trupi ynë na dërgon sinjale që nuk duhet t’i injorojmë. Simptomat e përgjithshmë paralajmëruese të një infarkti në zemër shfaqet ndryshe tek meshkujt dhe ndryshe tek […]

Simptomat e përgjithshmë paralajmëruese të një infarkti në zemër shfaqet ndryshe tek meshkujt dhe ndryshe tek femrat, shkruan Albeu.com.

Më poshtë ju tregojmë 6 shenjat që çdo femër duhet t’i dijë për të mbajtur këtë sëmundje sa më larg që të jetë e mundur.

Dhimbje në shpinë, qafë, nofulla dhe krahë

Këto shenja mund të jenë konfuze, pasi një infarkt në zemër mund të jetë i lidhur së pari me dhimbjen në gjoks ose në krahun e majtë por jo në qafë ose nofull.

Por dhimbja mund të jetë progresive dhe e bezdisur, akute ose e papritur. Ju mund edhe të zgjoheni në mes të natës, dhe kjo është arsyeja përse duhet të konsultoheni me mjekun sa më shpejt nëse vini re një simptomë të pazakontë.

Dhimbje të mprehta të stomakut ose të vjella

Disa nga simptomat e një ataku në zemër mund të ngatërrohen me shenjat e helmimit apo gripit. Ndonjëherë gratë përjetojnë presion në zonën e barkut e cila me përshkrimet e tyre ngjason sikur “një elefant është ulur mbi stomak”.

Djersë të ftohta

Kjo mund të lidhet edhe me stresin. Por, megjithatë, nëse nuk keni patur simptoma të ngjashme më parë këshillohet që të vizitoheni tek një specialist.

Probleme me frymëmarrjen ose marrje mendsh

Problemet me frymëmarrjen janë simptomat më të zakonta të një sulmi në zemër, sidomos kur shoqërohen nga një tjetër simptomë. Femrat që e kanë përjetuar janë shprehur se ju dukej sikur drejtonin një maratonë ndërkohë që as nuk kishin lëvizur nga vendi.

Lodhje e tepërt

Në qoftë se edhe pas një pushimi të gjatë ju ndieni lodhje të tepër edhe nuk mund të kryeni veprimet më të thjeshta (për shembull as të shkoni në tualet), është një sinjal alarmues dhe për këtë arsye duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe sistemit tuaj kardiovaskular, përcjell Albeu.com.

Presion dhe dhimbje në gjoks

Dhimbja e gjoksit, sikleti, djegia ose një ndjesi e presionit në gjoks-janë simptoma që shfaqen pavarësisht nga gjinia juaj. Megjithatë disa femra përjetojnë dhimbje jo në anën e majtë të gjoksit, por në të gjithë kraharorin.

Nëse dhimbja ose presioni nuk zhduket brenda pak minutash, thërrisni menjëherë mjekun.

Shënim: Këto shenja nuk janë patjetër simptomë e një sulmi të hershëm te zemrës. Megjithatë, kombinimi i tyrë është një arsye mjaft e forte për t’u konsultuar me specialistët.
Kujdesi mjekësor në kohë mund t’ju shpëtojë jetën. Kujdesuni për veten!

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve