Shkencëtaret zbulojnë çfarë i shkakton dhimbjet e ciklit

Shkencëtaret zbulojnë çfarë i shkakton dhimbjet e ciklit

Shkencëtaret kanë arritur të zbulojnë përse femrat kanë dhimbje të forta gjatë ciklit, duke i dhënë kështu për herë të parë një përgjigje kësaj pyetjeje. Ekspertët sugjerojnë se arsyeja fshihet pas një inflamacioni akut, që shkaktohet nga proteina e quajtur C – reactive (CRP). Kjo tregon se mënyra më e mirë për të luftuar këto […]

Shkencëtaret kanë arritur të zbulojnë përse femrat kanë dhimbje të forta gjatë ciklit, duke i dhënë kështu për herë të parë një përgjigje kësaj pyetjeje.

Ekspertët sugjerojnë se arsyeja fshihet pas një inflamacioni akut, që shkaktohet nga proteina e quajtur C – reactive (CRP). Kjo tregon se mënyra më e mirë për të luftuar këto dhimbje është me anë të përdorimit të ilaçeve anti – inflamatore.

Studimi, që u publikua në revistën “Women’s Health”, mori në vëzhgim 3302 femra nga ku u dallua se prezenca e kësaj proteine, lidhej me dhimbjet e forta menstuale.

Autorët e këtij studimi sugjerojnë se: “Simptomat premenstruale të luhatjeve të humorit, dhimbjet e barkut, të mesit, oreksi, shtimi në peshë dhe dhimbja e gjoksit, por jo ajo e kokës, lidhen me një nivel të konsiderueshëm të proteinës CRP, përgjegjëse për inflamacionin”.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se faktorët e lidhur me çdo simptomë premenstruale janë komplekse, duke sugjeruar se ekzistojnë mekanizma të ndryshëm që shkaktojnë disa simptoma.

Sipas ekspertëve, një ndër mënyrat për të parandaluar dhimbjet gjatë ciklit është që të evitohen sa më shumë sjellje që shkaktojnë inflamacion dhe përdorimi i ilaçeve anti – inflamatore.

Rreth 80 përqind e femrave kanë simptoma premenstruale, si dhe dhimbje të forta gjatë ciklit.

Në Shkurt, Profesori John Guillebaud, nga Universiteti i Londrës rihapi debatin për cilësinë e punës shkencore sa i përket dhimbjeve menstruale, pasi deklaroi se këto dhimbje janë po aq të forta “sa ato të një sulmi në zemër”./tvklan.al

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve