Policia jep detaje për aksidentin që la të vdekur një kembësor në Podujevë

Dje në fshatin Gllamnik, komuna e Podujevë një këmbësor është goditur nga një automjet dhe ka ndërruar jetë. “Si pasojë këmbësori-viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë. Me urdhër të prokurorit […]
Dje në fshatin Gllamnik, komuna e Podujevë një këmbësor është goditur nga një automjet dhe ka ndërruar jetë.
“Si pasojë këmbësori-viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, ngasësi i automjetit (kamionetë) mashkull K-Shqiptar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.











