Plagoset një person afër selisë së AAK-së në Prishtinë (Foto)

Në afërsi të selisë së AAK-së në Prishtinë ka ndodhur një plagosje. Megjithatë, siç raporton gazetarja e Klan Kosova, ngjarja nuk ka të bëj me procesin zgjedhor e as me AAK-në, shkruan Periskopi. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan afër AAK-së. E gjitha ka filluar me përleshje e mëpastja ka pasur një të shtënë, ku […]
Në afërsi të selisë së AAK-së në Prishtinë ka ndodhur një plagosje.
Megjithatë, siç raporton gazetarja e Klan Kosova, ngjarja nuk ka të bëj me procesin zgjedhor e as me AAK-në, shkruan Periskopi.
Ngjarja ka ndodhur në një dyqan afër AAK-së. E gjitha ka filluar me përleshje e mëpastja ka pasur një të shtënë, ku i plagosur ka mbetur një person.
Lajmin për plagosje e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.















