Nuk ka fitues në Gjakovë, Gjilani mbetët në pozitën e tretë

Nuk ka fitues në Gjakovë, Gjilani mbetët në pozitën e tretë

Nuk ka sjellë fitues derbi mes Vëllaznimit dhe Gjilanit që ka përfunduar ashtu siç filloi pa gola 0-0. Qysh në minutat e para të ndeshjes mysafirët tentuan nëpërmjet Bekteshit me kokë por pa sukses. Rasti më i mirë në ndeshje erdhi në minutën e 21-të, kur Gzim Rusi i mysafirëve i vetëm me portier dështoi […]

Qysh në minutat e para të ndeshjes mysafirët tentuan nëpërmjet Bekteshit me kokë por pa sukses.

Rasti më i mirë në ndeshje erdhi në minutën e 21-të, kur Gzim Rusi i mysafirëve i vetëm me portier dështoi përballë Muhaxherit.

Disa minuta më vonë vendasit provuan nëpërmjet Adonis Shalës por që goditjen e tij e priti Donat Kaçiu i Gjilanit.

Dy minuta më vonë, Gjilani pat një tjetër rast të mirë kur mesfushori kryesor i tyre Filonit Shaqiri tentoi me një goditje të fuqishme por reagoi mirë portieri vendas duke ia mohuar golin numrit 14 të gjilanasve.

Deri në fund të pjesës së parë, vendasit patën dy raste njërin me Adonis Shalën që gjuajti jashtë dhe tjetrin me Osmanollaj por që goditja e tij përfundoi pranë shtyllës.

Ndërkohë rastin më të mirë për mysafirët e kishte Betim Haxhimusa por që nuk ishte i saktë.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Me të filluar pjesa e dytë vendasit rrezikuan nëpërmjet sulmuesit Egzon Gashi por pa sukses.

Mysafirët iu kundërpërgjigjën vendasve në minutën e 70-të me Edon Sadriun por porta mbeti e paprekur.

Në minutën e 75-të, Leutrim Bekteshi mysafirëve tentoi por pa sukses.

Rastin më të mirë për mysafirët e pati reprezentuesi i Kosovës, Armend Thaqi kur goditi shtyllën tre minuta para fundit.

Pas këtij barazimi Vëllaznimi ngritët në pozitën e shtatë me 22 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 24 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Vëllaznimi do të luaj si mysafirë tek Feronikeli, ndërsa Gjilani pret kampionin në fuqi Trepçën ’89.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova