Moti i i keq ne Itali, vërshime dhe viktima nga reshjet

Moti i i keq ne Itali, vërshime dhe viktima nga reshjet

Shira të rrëmbyer dhe erëra të forta janë përplasur mbi rajonet qendrore e ato jugore të Italisë. Zona më e goditur nga moti i keq është Abruzzo me përmbytje përgjatë vijës bregdetare dhe rrëshqitje dheu në pjesë të tjera të saj. Një 27-vjeçar gjeti vdekjen në Marche prej një aksidenti rrugor, pasojë e shiut të […]

Shira të rrëmbyer dhe erëra të forta janë përplasur mbi rajonet qendrore e ato jugore të Italisë.

Zona më e goditur nga moti i keq është Abruzzo me përmbytje përgjatë vijës bregdetare dhe rrëshqitje dheu në pjesë të tjera të saj.

Një 27-vjeçar gjeti vdekjen në Marche prej një aksidenti rrugor, pasojë e shiut të dendur. Pasagjeri që udhëtonte me të në kamionçinën e dalë nga rruga, mbeti i plagosur e ndodhet në spital. Reshjet që nuk kanë të ndalur prej 24 orësh kanë shkaktuar probleme të mëdha në kufirin e provincave të Pescares dhe Teramos duke i zënë autoritetet lokale në befasi.

Edhe qarkullimi hekurudhor u ndërpre përkohësisht në linjën Adriatike. Shkollat janë mbyllur, sipas mediave vendase, në pothuajse të gjitha komunat bregdetare. Por emergjenca në Abruzzo nuk prek vetëm bregdetin; e vështirë paraqitet situata edhe në disa zona te brendshme te tij ku ka pasur rrëshqitje toke.

Më në veri, u regjistruan probleme me energjinë elektrike, pasojë e dëborës së fillimjavës. Erëra të forta që kapërcejnë 100 km në orë mundojnë Triesten prej ditësh tashmë. Me qindra ndërhyrje të skuadrave zjarrfikëse janë regjistruar atje që prej të premtes për incidente të ndryshme që përfshijnë pemët e rrëzuara apo stenda afishimi të shkulura nga era.

Era e fortë e regjistruar ne Venecia fajësohet gjithashtu për rënien e një peme të madhe mbi një shtëpi, ku fatmirësisht nuk pati viktima, por shtatë banorët e saj kanë mbetur jashtë.

 

Të ngjashme
Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë