Mirena: Nuk jemi emancipuar në votim, por partitë po e ruajnë votën e tyre

Analisti Ilir Mirena ka thënë se nuk beson që ne si popull jemi emancipuar në çështjen e votimit, por se manipulime ka më pak pasi partitë janë duke e ruajtur votën më shumë. Në Analizën e Balotazhit në Klan Kosova ai ka deklaruar se megjithëse vota e partive po ruhet në raport me subjektet tjera, […]
Analisti Ilir Mirena ka thënë se nuk beson që ne si popull jemi emancipuar në çështjen e votimit, por se manipulime ka më pak pasi partitë janë duke e ruajtur votën më shumë.
Në Analizën e Balotazhit në Klan Kosova ai ka deklaruar se megjithëse vota e partive po ruhet në raport me subjektet tjera, ka dyshime se ajo po vidhet brenda partisë.
“Nuk jemi emancipuar në cështjen e votimit, megjithëse për disa vjet nuk kemi pasur probleme të mëdha me zgjedhje. Mendoj që faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në procesin zgjedhor është që partitë janë bërë vigjilente në ruajtjen e votës së vet. Të gjitha partitë tashmë janë bërë syçela në këtë aspekt. Kjo mund të jetë rrjedhojë e ankesave dhe zhurmës së madhe që qe bërë për procesin zgjedhor të vitit 2013”.
“Megjithatë, është ende problem që të ndalet vjedhja e votës brenda partisë. Ekziston droja se aty ka vjedhje ende, ngaqë nuk mund të kontrollohet si partitë e kryejnë këtë proces.











