Michael Ballack tallet me italianët pas eliminimit

Michael Ballack tallet me italianët pas eliminimit

Të gjithë tifozët e fut bollit kanë mbetur të shokuar ditën e hënë pas sfidës mes kombëtares italiane dhe asaj suedeze, e cila solli edhe skualifikimin e bluve nga Kupa e Botës, e cila do të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm në Rusi. Ky eliminim nga Botërori kishte rreth 60 vite që nuk i kishte […]

Ky eliminim nga Botërori kishte rreth 60 vite që nuk i kishte ndodhur kombëtares italiane, ku në fund të përballjes me kombëtaren suedeze, ka ardhur edhe largimi nga kombëtarja e portierit legjendar, Xhanluixhi Bufon, i cili ka përlotur qindra mijëra tifozë e dashamirës të futbollit.

Mirëpo, teksa disa janë përlotur, ish-kapiteni i kombëtares gjermane, Mikael Balak, ka ironizuar me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”: “Lutuni për Italinë!”. Disa momente më pas, ish-kampioni i botës ka vazhduar të ironizojë ku ka shkruar: “Gjermania kampione bote?!”, duke dashur të tregojë se kombëtarja gjermane e ka në dorë Kupën e Botës pas eliminimit të italianëve, sipas të cilit janë një skuadër, e cila i sjell ters gjermanëve në këtë kompeticion.

Menjëherë pas këtyre postimeve, ish-kapiteni i kombëtares gjermane, Mikael Balak, ka marrë mjaft përgjigje nga fansat e skuadrës italiane, të cilët i kanë kujtuar atij edhe humbjen në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për vitin 2006, në të cilën kombëtarja italiane ka eliminuar gjermanët falë dy golave të Fabio Grosos dhe Alesandro Del Piero-s me rezultatin 2-0 duke i siguruar kualifikimin Italisë, biletën për në finale, në të cilën kombëtarja e udhëhequr nga trajneri Marselo Lipi arriti të mposhtë edhe kombëtaren franceze falë penalltive pas përfundimit të kohës zyrtare me rezultatin 1-1 duke u shpallur Kampion Bote. Pas reagimeve të tifozëve ndaj ironisë së ish-kapitenit të kombëtares gjermane, Mikael Balak, ky i fundit i ka fshirë postimet e tij nga rrjeti social “Twitter”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova