Kryeministri Haradinaj i kalon pa telashe kufijtë

Kryeministri Haradinaj i kalon pa telashe kufijtë

   Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Bruksel, në pasditen e së enjtes, ku do të takohet me udhëheqës të Bashkimit Evropian. Shefi i ekzekutivit kosovar i ka kaluar pa ndonjë telash kufijtë, ndryshe nga siç paralajmërohej nga mediat ndërkombëtare. Ditë më parë, Reuters shkroi se Haradinaj mund të arrestohet gjatë udhëtimeve jashtë […]

 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Bruksel, në pasditen e së enjtes, ku do të takohet me udhëheqës të Bashkimit Evropian.

Shefi i ekzekutivit kosovar i ka kaluar pa ndonjë telash kufijtë, ndryshe nga siç paralajmërohej nga mediat ndërkombëtare.

Ditë më parë, Reuters shkroi se Haradinaj mund të arrestohet gjatë udhëtimeve jashtë vendit, edhe pse mban postin e shefit të ekzekutivit, nëse Serbia nuk e tërheq fletarrestin kundër tij që e ka dërguar në Interpol.

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Avni Arifi, ka publikuar një fotografi nga Belgjika, në llogarinë e tij në Facebook, nëpërmjet së cilës ka konfirmuar arritjen e Haradinajt në Bruksel.

“Shteti i Kosovës do të jetë shtet i BE-së. Ky proces është i pandalshëm sado i vonuar”, ka shkruar Arifi në legjendën e fotografisë së publikuar në rrjetin social në pasditen e së enjtes.

Në mbrëmjen e së mërkurës, zëdhënësi i Qeverisë, Arbër Vllahiu, ka treguar agjendën e Kryeministrit të Kosovës, gjatë qëndrimit në Bruksel.

Ai ka thënë se në takimet e Haradinajt në Bruksel do të diskutohet kryesisht për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).

I pyetur se a do të diskutohet edhe për çështjen e demarkacionit, gjatë takimeve që Haradinaj do të zhvillojë në Bruksel, Vllahiu ka thënë se ajo nuk është në agjendën e kryeministrit.

“Çështja e demarkacionit nuk është pjesë e agjendës, përveç faktit që çështja e demarkacionit mund të diskutohet brenda takimeve bilaterale që do të zhvillohen gjatë ditës së premte me kryeministrin dhe zyrtarët e lartë evropian të BE-së”, ka thënë Vllahiu.

 

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja