Inflacioni u ul në Shqipëri me 0.3%

Inflacioni u ul në Shqipëri me 0.3%

Inflacioni pritet të ndjekë një trajektore rritëse në tremujorët e ardhshëm në Shqipëri, ndonëse rezultoi në nivelin mesatar vjetor 1.7% në tremujorin e tretë të vitit 2017, duke qëndruar 0.3% më poshtë se në tremujorin paraardhës. Sipas BSH-së, rënia e normës së inflacionit u gjenerua kryesisht nga reduktimi i inflacionit të çmimeve të mallrave ushqimore […]

Inflacioni pritet të ndjekë një trajektore rritëse në tremujorët e ardhshëm në Shqipëri, ndonëse rezultoi në nivelin mesatar vjetor 1.7% në tremujorin e tretë të vitit 2017, duke qëndruar 0.3% më poshtë se në tremujorin paraardhës.

Sipas BSH-së, rënia e normës së inflacionit u gjenerua kryesisht nga reduktimi i inflacionit të çmimeve të mallrave ushqimore të përpunuara dhe të shërbimeve të transportit. Sjellja rënëse e inflacionit të ushqimeve vihet re edhe në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit, gjatë tremujorit të tretë të vitit.

Kategoritë e tjera të shportës ruajtën të njëjtin profil kontributesh si në tremujorin e kaluar. Mbiçmimi i kursit të këmbimit vazhdoi të ushtrojë presione dezinflacioniste në ekonomi. Të dyja kategoritë e ushqimeve vazhdojnë të ruajnë peshë mbizotëruese në formimin e inflacionit total (rreth 80%). Megjithatë, kontributi i tyre ra nga 1.6 pikë përqindje në tremujorin e dytë, në 1.4 pikë përqindje në tremujorin e tretë.

Peshën kryesore në rënie e dha kategoria “Ushqime të përpunuara”, kontributi i së cilës u pakësua nga 0.5 në 0.2 pikë përqindje. Çmimet e drithërave, si pjesë e rëndësishme e kësaj kategorie, kanë shfaqur norma inflacioni në rënie në krahasim me fillimin e këtij viti. Krahasuar me tremujorin e kaluar, kontributi i kategorisë “Ushqime të papërpunuara” shënoi rritje.

Kontributi pozitiv i kategorisë “Mallra të konsumit joushqimor” ruajti pothuajse të njëjtën vlerë (0.2 pikë përqindje) me një tremujor më parë. Brenda kësaj kategorie, kontributet e karburanteve dhe nëngrupit “veshje e këpucë” shënuan ngadalësim të theksuar. Kontribut më të ulët shënoi kategoria “Shërbime”, për shkak të rënies së çmimeve të shërbimeve të transportit dhe rënies së çmimeve të sigurimit të mjeteve motorike. Kategoritë “Strehim” dhe “Mallra konsumi afatgjatë” kontribuuan në masë të njëjtë në inflacionin total krahasuar me një tremujor më parë. Kategoria e dytë, edhe për këtë tremujor, ishte e vetmja që pati shenjë negative të kontributit (-0.1 pikë përqindjeje).

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja