Gjithçka është gati nga kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve gjatë sezonit dimëror

Gjithçka është gati nga kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve gjatë sezonit dimëror

Disa prej kompanive të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit, në nivel vendi, u ka skaduar afati i kontratës. Por Ministria e Infrastrukturës, tha se kontratat për kompanitë e kontraktuara do të vazhdohen dhe nuk ka hapësirë për shqetësim. Kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin […]

Kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin e dimrit këtë vit do të ballafaqohen me problemin e kontratave. Ndonëse kontratat do të duheshin të bëheshin në muajin nëntor, dhe kompanitë të jenë të gatshme për punë, këto të fundit pikërisht tani kanë mbetur pa kontrata.

Por, Ministria e Infrastrukturës, që është përgjegjëse për kontraktimin e kompanive në nivel vendi, tha se tashme gjithçka është e gatshme. Qemajl Jonuzi, udhëheqës i divizionit për mirëmbajtjen e rrugëve në këtë ministri, tha për televizionin publik se kompanive do t’u vazhdohen kontratat dhe nuk ka hapësirë për shqetësim.

“Disa kompanive u ka përfunduar kontrata, disave u përfundon në muajin dhjetor, por ne, si ministri jemi të angazhuar që të njëjtave kompani t’u vazhdohen prapë kontratat. Qytetarët duhet të jenë të qetë në këtë drejtim, pasi tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet dhe nuk do të ketë probleme në mirëmbajtje”, tha Jonuzi.

Komuna e Prishtinës, si qendra më e madhe e vendit, tashmë i ka të kontraktuara kompanitë për mirëmbajtje të rrugëve gjatë sezonit dimëror. Sipas Miranda Mullafazliu, nga Zyra për Marrëdhënie me Media në Komunën e Prishtinës, të gjitha kompanitë janë të pajisura me makineri dhe material përkatës, për të siguruar rrugë të kalueshme, pa pengesa dhe të sigurta edhe gjatë reshjeve të borës për qytetarët e Komunës së Prishtinës.

Se janë të gatshëm për sezonin dimëror është deklaruar edhe drejtori i Kompanisë “Pastrimi”, Feim Salihu.

“Jemi të përgatitur me makineri, me punëtorë dhe me pajisje të nevojshme për të intervenuar në rrugë. Gjithashtu jemi të pajisur edhe me kripë e rërë, dhe tashmë si kompani jemi të gatshëm të intervenojmë ku do që është e nevojshme”, deklaroi Salihu.

E qytetarët e vendit, në bazë të ligjit, janë të obliguar që ta mënjanojnë vetë borën para lokaleve dhe objekteve të banimit të tyre dhe ta vendosin skajeve të rrugës, prej nga kompanitë e pastrimit do ta marrin dhe do ta largojnë.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin