Gjenerali italian Cuoci pranon detyrën e Komandantit të KFOR-it

Gjenerali italian Cuoci pranon detyrën e Komandantit të KFOR-it

Komandanti në largim i KFOR-it, Giovanni Fungo, ia ka dorëzuar të mërkurën detyrën një gjenerali tjetër italian, Salvatore Cuoci. Në ceremoninë e ndërrimit të komandës të mbajtur në bazën e KFOR-it në Prishtinë, Fungo ka falënderuar përkushtimin e trupave të KFOR-it të treguar gjatë mandatit të tij, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë, përfshirë edhe institucionet […]

Komandanti në largim i KFOR-it, Giovanni Fungo, ia ka dorëzuar të mërkurën detyrën një gjenerali tjetër italian, Salvatore Cuoci.

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës të mbajtur në bazën e KFOR-it në Prishtinë, Fungo ka falënderuar përkushtimin e trupave të KFOR-it të treguar gjatë mandatit të tij, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë, përfshirë edhe institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se moto e tij gjatë kësaj kohe ka qenë besimi dhe përkushtimi.

Fungo ka thënë se u dëshiron qytetarëve të Kosovës “të gjitha të mirat në të ardhmen e ndritur e cila ju pret, e të cilën ju e meritoni plotësisht”.

Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Presidenti Thaçi, tha me këtë rast se gjenerali Fungo është mik i dëshmuar i Kosovës dhe rajonit.

Ai i ka shprehur mirënjohje për “punën e tij për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë.”

“KFOR vazhdon të gëzojë besimin më të lartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie”, ka shtuar Thaçi.

Trupat e KFOR-it në Kosovë janë vendosur në vitin 1999 me mision paqeruajtës. Ndërkohë, KFOR-i ka pësuar reduktim sistematik dhe aktualisht, janë rreth 4600 ushtarë të cilët vijnënga 31 vende të ndryshme.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj