​Lituania me ligj që mundëson sanksione kundër funksionarëve rusë

​Lituania me ligj që mundëson sanksione kundër funksionarëve rusë

Parlamenti lituanez miratoi sot një ligj që do të mundësonte aplikimin e sanksioneve kundër funksionarëve rusë, të dyshuar si përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe pastrim parash, një gjest që ka ngjallur shqetësimin e Moskës. Lituania, anëtare e BE-së dhe NATO-s, është vendi i pestë perëndimor pas SHBA-ve, Kanadasë, Britanisë së Madhe […]

Lituania, anëtare e BE-së dhe NATO-s, është vendi i pestë perëndimor pas SHBA-ve, Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe Estonisë, që miraton “ligjin Magnitski”, që mban emrin e jurustit rus, Serguei Magnitski, i cili vdiq në burg në vitin 2009 pasi zbuloi një çështje korrupsioni që përfshinte anëtarë të qeverisë ruse.

Propozuar nga opozita dhe mbështetur nga qeveria lituaneze, ligji duhet të nënshkruhet nga presidentja, Dalia Grybauskaite për të hyrë në fuqi.

“Përshëndes vendimin final për miratimin e ligjit të ashtuquajtur “Magnitski”. Lituania ka dhënë prova të një qendrimi të vendosur dhe koherent”, nënvizoi kreu i diplomacisë lituaneze, Linas Linkevicius.

“Diplomatët lituanezë kanë hartuar një listë me persona, për të cilët hyrja në Lituani do të ndalohet për pesë vjet”, theksoi zëdhënësi i kreut të diplomacisë lituaneze.

Kreu i opozitës, Gabrielius Landsbergis ka paraqitur një listë me 44 emra të qytetarëve rusë, ku bien në sy emri i juristit, Alexandre Bastrykine dhe multimilionerit, Andreï Lougovoy.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj