E ka njohur Guineja Bisao Kosovën apo jo? – varet nga alfabeti me të cilin është shkruar njoftimi

E ka njohur Guineja Bisao Kosovën apo jo? – varet nga alfabeti me të cilin është shkruar njoftimi

Rasti i Guineja Bisaos u bë kontesti i radhës ndërmjet Beograadit dhe Prishtinës, por edhe rasti i parë në të cilin përgjigjja në pyetjen nëse ky shtet e ka njohur Kosovën varet nga alfabeti cirilik dhe ai latin, shkruan B92. Siç transmeton Gazeta Express, sipas të dhënave të publikuara në ueb-sajtin e të ashtuquajturës Zyrë […]

Rasti i Guineja Bisaos u bë kontesti i radhës ndërmjet Beograadit dhe Prishtinës, por edhe rasti i parë në të cilin përgjigjja në pyetjen nëse ky shtet e ka njohur Kosovën varet nga alfabeti cirilik dhe ai latin, shkruan B92.

Siç transmeton Gazeta Express, sipas të dhënave të publikuara në ueb-sajtin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën të Qeverisë serbe, Guineja Bisao e ka njohur Kosovën më 14 janar 2011 dhe gjendet në vendin e 74-t nga gjithsej 107 shtete, por kjo informatë gjendet vetëm në versionin me alfabet latin të sajtit.

Nëse në të njëjtën faqe përcaktoheni për alfabetin cirilik, do të hapet një listë në të cilën gjithashtu gjenden 107 vende, por aty s’gjendet Guineja Bisao. Në vend të këtij vendi afrikano-perëndimor, numrin e plotëson, në vendin e parafundit, Singapuri, i cili nuk gjendet në listën në versionin latinik të sajtit.

Kryeministri i Guinesë Umaro Sisoko Embalo, i cili në këtë funksion gjendet nga nëntori i vitit të kaluar, deklaroi të premten në Beograd se ai s’ka parë asnjë dokument që do të dëshmonte se vendi i tij e ka njohur Kosovën.

Në anën tjetër, mediat kosovare publikuan faksimil të notës verbale të Guinesë Bisao për njohjen e Kosovës, të nënshkruar nga presidenti i atëhershëm, tash i ndjerë, si dhe fotografi të zëvendësministres së atëhershme të jashtme të Kosovës, Vlora Çitakut, duke e pranuar atë notë.

Përndryshe, në Serbi në përdorim zyrtar janë të dy alfabetet dhe shumica e ueb-faqeve i kanë të dy versionet.

 

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike