Zgjedhjet dhe vakumi institucional ndikojnë në Raportin e Progresit

Zgjedhjet dhe vakumi institucional ndikojnë në Raportin e Progresit

Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2017, i njohur si Raporti i Progresit, ndryshe nga praktika e deritashme e publikimit në muajt e fundit të viti, do të publikohet në vitin e ardhshëm, thonë zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane e Qeverisë së Kosovës. Raporti, sipas tyre, pritet në muajin prill të vitit […]

Demush Shasha, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Integrimeve Evropiane i Qeverisë së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se tash e rreth një muaj e gjysmë, kjo ministri i ka shpërndarë të gjitha pyetjet tek institucionet përgjegjëse.

“Viti 2017 ka qenë një vit i zgjedhjeve, prandaj kjo do të nënvizohet në Raport të Vendit. Por, njëkohësisht, ka pasur përparim konkret në disa fusha, që nga fillimi i institucioneve. Nëse flasim për sundimin e ligjit, me këtë rast, është bërë koncept -dokumenti për suspendimin dhe largimin e zyrtarëve, të cilët janë të përfshirë në akte të korrupsionit apo krimit të organizuar dhe se do të largohen nga shërbimi publik. Nëse është fjalë për Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, Qeveria tashmë e ka miratuar. Ka pasur një numër të veprimeve, të cilat Qeveria, në afat sa më të shkurtë i ka ndërmarrë dhe besojmë që të gjitha këto do të pasqyrohen në kudër të Raportit të Vendit, si progres i menjëhershëm, i cili ka filluar pas themelimit të institucioneve”.

Në anën tjetër, Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kriza politike, e cila u pasua me zgjedhje lokale, mbajtja e këtyre zgjedhjeve, si dhe e atyre lokale, i kanë marrë Kosovës kohë, e cila vështirë se mund të kompensohet për përmbushjen e obligimeve, fillimisht ndaj qytetarëve të Kosovës, por edhe sa i përket përmbushjes së kërkesave që burojnë nga agjenda evropiane.

“Raporti i Progresit për Kosovën, unë pres që në rend të parë ta adresojë çështjen e jostabilitetit politik, duke iu referuar institucioneve apo krizës institucionale, e cila e ka përshkruar Kosovën gjatë viti 2017. Natyrisht, pastaj, pamundësia e legjislativit për të nxjerrë ligje të nevojshme, mungesa e ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mungesa e fuqizimit të sundimit të ligjit. Do të potencohet mbase edhe problemi me zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë, pa i harruar edhe ngecjen në zhvillimin ekonomik, reformat adekuate, zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim”.

Profesor Ujkani ka shtuar se ka mbetur ende kohë që institucionet e vendit t‘i miratojnë një pjesë të ligjeve dhe politikave. Por, ai është shprehur skeptik se kjo do të ndodhë.

“Duke u nisur nga fakti që kemi një shumicë (parlamentare), e cila nganjëherë gati se është ngushtë me numra, kjo edhe mund të jetë pengesë. Do ta shohim se si do të funksionojë Kuvendi në miratimin e këtyre ligjeve. Unë nuk është se jam shumë optimist, ndonëse do të doja që ndodhte që të kemi një dinamikë më të madhe, veçanërisht në miratimin dhe ndryshimin e ligjeve, që janë të nevojshme”.

Por, Shasha shprehë mendimin se një nga vështirësitë kryesore është zbatimi i legjislacionit, ndonëse siç thotë ai, aktiviteti legjislativ duhet vazhduar dhe korniza ligjore duhet të shkojë drejt avancimit, në të gjithë sektorët.

“Prandaj, nuk e konsideroj aq pengesë, në kuadër të procesit të integrimit, mungesën e miratimit të ligjeve të reja ose plotësim- ndryshimin e ligjeve ekzistuese. I rëndësishme është zbatimi efektiv i kornizës ligjore në fuqi”, tha Shasha.

Ai ka shtuar se ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, më 3 nëntor do ta bëjë dorëzimin zyrtar të përgjigjeve për Raportin e Vendit. Gjithashtu, sipas tij, në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë edhe një mundësi të raportimit për zhvillimet shtesë.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj