Veteranët sytë kah Kuvendi, nesër merret vendimi

Veteranët sytë kah Kuvendi, nesër merret vendimi

  Tash e tre muaj veteranët e luftës nuk kanë marrë pensionet, kjo për shkak të vonesës së buxhetit.  Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati thotë se e pret ditën e nesërme që në kuvend të shqyrtohet buxheti, dhe më pas edhe të lëshohen pensionet. “Ne jemi në pritje që nesër në Kuvend në […]

 

Tash e tre muaj veteranët e luftës nuk kanë marrë pensionet, kjo për shkak të vonesës së buxhetit. 

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati thotë se e pret ditën e nesërme që në kuvend të shqyrtohet buxheti, dhe më pas edhe të lëshohen pensionet.

“Ne jemi në pritje që nesër në Kuvend në orën 10:00 të shkojë gjithçka ashtu siç jemi marrë vesh. Është pika e 5-të e rendit të ditës. Besojë se leximi i parë dhe i dytë do të kryhet nesër. Kështu që ne besojmë se pensionet kanë me u lëshu”, ka thënë Gucati në një prononcim për Indeksonline.

Sipas tij, nëse edhe nesër dështon shqyrtimi i buxhetit dhe nuk dalin pensionet, atëherë do të ketë protestë.

“Nëse dështon edhe nesër, ata afatin e kanë dhe ne jemi marrë vesh. Në të kundërten ne do t’i zëmë dyert e parlamentit me protesta”. ka theksuar ai.

Gucati poashtu ka treguar se për zgjedhjet e 22- tetorit ai dhe shumë veteranë tjerë nuk kanë dalë për të kryer obligimin e tyre qytetar.

“Nuk kam votuar, për shkak të vonesës së pensioneve tash e tre muaj, edhe aq sa jam i informuar shumica e shokëve nuk kanë dal për të votuar, shumë veteranë nuk kanë dalë për arsye të vonesave të pensioneve”, ka treguar ai gjatë bisedës.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër për të mbajtur seancën plenare, në të cilën do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2017.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj