Vendimi i FFK-së për ndeshjen ku u sulmuan futbollistët e Vëllaznimit

Vendimi i FFK-së për ndeshjen ku u sulmuan futbollistët e Vëllaznimit

Komisioni i Garave në Superligën e Kosovës në futboll ka vendosur që Vëllaznimi të fitojë në tavolinë ndeshjen e ndërprerë ndaj Flamurtarit në xhiron e 11-të. Disa tifozë të Flamurtarit kishin hyrë në fushën e “Xhemail Ibishit” për të sulmuar gjakovarët të premten në kuadër të xhiros së 11-të në Superligë, menjëherë pasi mysafirët barazuan […]

Komisioni i Garave në Superligën e Kosovës në futboll ka vendosur që Vëllaznimi të fitojë në tavolinë ndeshjen e ndërprerë ndaj Flamurtarit në xhiron e 11-të.

Disa tifozë të Flamurtarit kishin hyrë në fushën e “Xhemail Ibishit” për të sulmuar gjakovarët të premten në kuadër të xhiros së 11-të në Superligë, menjëherë pasi mysafirët barazuan rezultatin në fund të ndeshjes.

Tani FFK ka vendosur që kjo ndeshje të regjistrohet 3-0 në favor të Vëllaznimit.

Ky është arsyetimi i FFK-së:

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Flamurtari – KF Vëllaznimi evlefshme për javën e 11-të të Vala Superligës së Kosovës, konstatoi se ndeshja është ndërprerë në kohën shtesë 90+ për shkak se në momentin e barazimit të rezultatit të ndeshjes në fillim një shikues ka hyrë në fushë dhe ka goditur lojtarët e KF Vëllaznimi me shkop, pastaj kanë hyrë edhe disa shikues të tjerë dhe është krijuar një rrëmujë para portës së Vëllaznimit dhe gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen për shkak të situatës së krijuar, andaj Komisioni i Garave konform nenit 51, paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore e regjistron ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të KF Vëllaznimi.

Flamurtari u dënua edhe me katër ndeshje mos zhvillim si vendas.

FFK ka dënuar edhe futbollistët Erbet Hotaj të Flamurtarit me tri ndeshje mos lojë për shkak të goditjes së kundërshtarit, Ervin Hallunajn e Flamurtarit me dy ndeshje mos lojë për përfshirje në tollovi dhe Samir Sahitin e Vëllaznimit me katër ndeshje mos lojë për shkelmim të kundërshtarit.

Ky është njoftimi i FFK-së për këtë rast:

KF “ FLAMURTARI “ nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime të rënda në organizimin e ndeshjes motivi; hyrje e spektatorëve në fushë dhe sulmi i lojtarëve mysafir në minutat shtesë të lojës 90 + 2, prej nga pëson lojtari me numër 6 i klubit të futbollit “ Vëllaznimi“ i cili goditet me shufer prapa në shpinë ku si rrjedhojë e kësaj sjellje dhe hyrjes së publikut në terren erdhi deri të ndërprerja e ndeshjes së javës së ; XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “ Xhemail Ibishi “ në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e ndërprerë si dhe incizimet e treguara – paraqitura televizive; )

DENOHET
Me 4 (katër) ndeshje mos zhvillim në fushën e vetë sipas radhës në cilësi të nikoqirit, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 51 paragrafi 1 pika 5.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova