U bënë tmerri i italianëve, arrestohen “skifterët” shqiptarë

Dy shqiptarë janë kthyer në makth për italianët pas vjedhjeve të shumta në Modena. Një parking në Fiorano Modenese ishte kthyer në bazën për dy shqiptarët, të cilëtakuzohen për disa vjedhje të kryera në Apenin Reggiano. Karabinierët kanë identifikuar autorët e bastisjeve të shumta në shtëpitë në Modena. Forcat e armatosura të Castelnovo Monit, të koordinuara nga James Giacomo Forte, të cilët po […]
Dy shqiptarë janë kthyer në makth për italianët pas vjedhjeve të shumta në Modena.
Një parking në Fiorano Modenese ishte kthyer në bazën për dy shqiptarët, të cilëtakuzohen për disa vjedhje të kryera në Apenin Reggiano.
Karabinierët kanë identifikuar autorët e bastisjeve të shumta në shtëpitë në Modena.
Forcat e armatosura të Castelnovo Monit, të koordinuara nga James Giacomo Forte, të cilët po hetojnë rreth grabitje, kanë arrestuar një nga banditët, ndërsa bashkëpunëtori ka arritur të shpëtojë.
Komunat e prekura, në vetëm dy muaj, janë ato të Baiso, Viano, Carpineti, Castelnovo Monti, Vignola dhe Castelnovo Rangone.
Në prangat ka rënë 30 vjeçari shqiptar Bari Bega, i cili u ndal të dielën në parkingun e Fiorano Modenese ku ai sapo kishte hipur në një makinë të vjedhur. Bashkëpunëtori i tij një 20-vjeçar, arriti të shpëtojë, shkruan gelocal.it.
30-vjeçari u ndal nga policia dhe po pritet që te nisin hetimet lidhur me veprat për të cilat ai akuzohet.












