Tomas Strakosha me një statistikë mjaft impresionuese (Foto)

Tomas Strakosha me një statistikë mjaft impresionuese (Foto)

Pas çdo ndeshje apo çdo jave të luajtur në Serinë A, emri i Thomas Strakoshës është në krye të listave për portierin më të mirë. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur prestigjiozja italiane “Gazetta Dello Sport” ka përpiluar një material special me statistika në lidhje me gardianët e Serisë A, raporton panorama sport. Në […]

Pas çdo ndeshje apo çdo jave të luajtur në Serinë A, emri i Thomas Strakoshës është në krye të listave për portierin më të mirë.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, kur prestigjiozja italiane “Gazetta Dello Sport” ka përpiluar një material special me statistika në lidhje me gardianët e Serisë A, raporton panorama sport.

Në këtë listë, matësi kryesor dhe elementi që ka përcaktuar renditjen e tyre, është pritja që ka bërë sezonin e përllogaritur në përqindje.

Thomas Strakosha është i dyti në këtë renditje, në bazë të ecurisë së deritanishme, që kanë bërë skuadrat dhe portierët e elitës së futbollit italian.

Portieri i Lazios ka arritur të renditet në vendin e dytë, në bazë të përqindjes së pritjeve, që ka bërë deri më tani në kampionatin italian. Gardiani i Kombëtares e gjen veten me 78.9% pritje dhe gjendet pas portierit të Romës, Alison, me 86.5% pritje.

Shqiptari ka arritur të lërë pas emra si Handanoviç që po tregon superformë me Interin javë pas jave, apo edhe Bufon e Donnarumma, të cilët janë edhe dy gardianët më të përfolur në Itali për cilësitë e tyre.

Portieri tjetër i Kombëtares, Etrit Berisha, renditet në vendin e 17-të dhe lë pas gardianin e Milanit, Donnarumman, i cili është në vendin e parafundit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova