Thyhet lokali në Prishtinë, kështu kamerat i kapin të dyshuarit (Video)

Thyhet lokali në Prishtinë, kështu kamerat i kapin të dyshuarit (Video)

  Dy herë brenda një kohë të shkurtër është sulmuar një lokal në lagjen ‘Tophane’ në Prishtinë. Gjatë natës së kaluar persona të panjohur kanë realizuar një sulm në drejtim të këtij lokali (qebaptore) duke i thyer kështu dritaret, raporton Indeksonline. Sipas pronarit të lokalit, kjo është hera e dytë që brenda një kohë të […]

 

Dy herë brenda një kohë të shkurtër është sulmuar një lokal në lagjen ‘Tophane’ në Prishtinë.

Gjatë natës së kaluar persona të panjohur kanë realizuar një sulm në drejtim të këtij lokali (qebaptore) duke i thyer kështu dritaret, raporton Indeksonline.

Sipas pronarit të lokalit, kjo është hera e dytë që brenda një kohë të shkurtër sulmohet prona e tij nga disa persona.

Madje sipas tij, përpos dritareve, në lokal janë thyer edhe disa tavolina teksa herën e kaluar ishte vjedhur edhe një televizor.

Por siç mëson Indeksonline, mbrëmë janë parandaluar të marrin diçka nga gjërat që gjendeshin brenda pasi të zotët e lokalit i kanë dëgjuar dhe në momentin e fundit të dyshuarit kanë arritur të arratisen.

Ndërkohë lidhur me rastin në fjalë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët siç merr vesh Indeksonline kanë bërë të ditur se raste të ngjashme janë shkaktuar mbrëmë në disa vende në kryeqytet.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj