Thaçi flet për vizat, demarkacionin, Gjykatën Speciale, akuzat e LDK’së për fushatë…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sonte i ftuar në ‘Zona e Debatit’ ka folur rreth çështjeve më të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova. Ai për dialogun me Serbinë, ka thënë se se sa më shpejt që të lirohen serbët prej së kaluarës së tyre mitike që ju kanë sjellur vetëm humbje, aq më […]
Ai për dialogun me Serbinë, ka thënë se se sa më shpejt që të lirohen serbët prej së kaluarës së tyre mitike që ju kanë sjellur vetëm humbje, aq më mirë për ta.
‘’Se si do ta menaxhojnë dialogun është punë e tyre. U bëj thirrje që të punojnë për përparim, për një marrëveshje pëfundimtare që do t’i normalizonte marrëdhëniet e dy shteteve’’, transmeton Periskopi.
Ndërsa Thaçi është shprehur skeptik se ka ndonjë lider në Serbi që e merr guximin dhe hapin që ta njohë Kosovën.
‘’Ai politikan serb që ka guximin qytetar ta pranojë dhe ta njohë Kosovën, për mua është patrioti më i madh në Serbi sepse do ta merrte një vendim edhe në favor të vetë Serbisë’’, shtoi presidenti Thaçi.
Presidenti ka folur edhe për marrëveshjen e demarkacionit, e siç duket ai ka ashpërsuar edhe më shumë qëndrimin dhe gjuhën ndaj Bashkimit Evropian, lidhur me atë se demarkacionin e kanë vënë kusht kryesor për liberalizimin e vizave.
Thaçi ka thënë se çështja e demarkacionit është një kurth për Kosovën, duke e ditur se nuk mund të bëhen 2 të 3 e votave në Kuvend.
”Çështja e demarkacionit është një kurth për Kosovën, duke e ditur që nuk mund ti bëjmë 2 të 3 e vitave. Demarkacioni është shumë kriter i padrejtë, por të cilin nuk mund t’i kemi vizat. Po tregohemi të paaftë dhe të pafuqishëm për kalimin e marrëveshjes.’’, ka thënë Thaçi në ‘Zona e Debatit’, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se BE nuk mërzitet fare pse kosovarët do të mbesin edhe më tutje pa viza.
”Nuk mërziten fare a ndodh liberalizimi a jo, çmimin e paguajmë ne. Kam qenë shumë i drejtpërdrejt kundër çasjes së kritereve.’’, ka theksuar ai.
”Kalon demarkacioni, Kosova brenda 6 muajve e merr liberalizimin.”
Sipas tij, duhet të trajtohet Kosova si shtet nga BE-ja ,e jo herë si shtet e herë jo si shtet.
Thaçi lidhur me njohjet që ka pranuar Kosova, ka treguar Vatikani do ta njohë Kosovën në një të ardhme jo të largët.
”Në takimin e Papa Franceskun, ai më ka thënë se Vatikani do ta njohë Kosovën në një të ardhme jo të largët. Ka mbetur të studiojnë kohën dhe rrethanat se kur do të ndodh kjo. Do të jetë njohje e rëndësishme për Kosovën’’, ka treguar Thaçi, shkruan Periskopi.
Ai tutje ka thënë se Papa është i inkurajuar me njerëzit e Kosovës, me dialogun fetar dhe këtë kulturë qytetare.
Sipas tij, Kosova shumë shpejt do ta ketë përfaqësuesin e vetë atje dhe se Vatikani po e mirëpret.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth marrëveshjes së demarkacionit dhe asaj se sa është i informuar se si po shkon ky proces.
Thaçi tha se u beson institucioneve shtetërore dhe se është i bindur se ky proces do të kalojë.
Por ai është tallur me komisionin që e ka formuar kryeministri Haradinaj dhe të gjeturat e tyre për këtë marrëveshje.
‘’Mund të formohen dhjetëra komisione te tilla, cka do të gjejnë ata, letra të reja, hije përronjësh, disa lugina të reja, kjo nuk është cështje mes profesorëve të katedrave por ëahtë cështje me pergjegjësi më të lartë’, ka thënë ai sonte në ‘Zona e Debatit’, transmeton Periskopi.
‘’Të gjithë ata njerëz i respektoj, por i besoj përgjegjësisë institucionale. Zotëri Haradinaj, bashkë me partnerët e koalicionit dhe opozitën besoj që do ta gjejnë një zgjidhje.’’, ka shtuar Thaçi.
Sipas tij, përgjegjësia kryesore është pasi nuk u votua demarkacioni në Kuvendin e Kosovës.
Presidenti Hashim Thaçi ka ritheksuar sërish kërkesën e tij ndaj Shqipërisë që kosovarët të pajisen me pasaporta shqiptare.
Ai thotë se demarkacioni ka qenë kriter i befasishëm dhe surpizë për Kosovën lidhur me liberalizimin e vizave.
”Tash jetojmë me këtë realitet. Pa kalim të demarkacionit nuk kalojnë vizat. Njerëzit janë të izoluar për një kusht të tillë. Asnjë vend nuk e ka pasur si kriter demarkacionin. BE ka thënë se kemi mësuar nga e kaluara. Kosova paguan çmimin e gabimeve të BE-së.’’, ka thënë Thaçi në Klan Kosova, transmeton Periskopi.
Ai thotë se vetëm për këtë kusht që ka vënë BE, nuk duhet të privohen për lëvizje studentat, bizenset apo njerëzit në nevojë.
‘’Qytetari i rëndomtë është i privuar, ndërsa njerëzit e politikës mund të lëvizin. Kërkesa ime ndaj Shqipërisë është fisnike dhe humane, aspak politike.’’, ka shtuar ai.
Presidenti e ka pranuar se si shenjë proteste ia kishte vënë BE-së pasaportën shqiptare në tryezë.
‘Po ia kam vendosur si shenjë proteste pasaportën zyrtarëve të BE-së. Pasaporta e Shqiërisë është dhuratë e BE-së të cilën nuk do ta dëshiroja. Unë nuk kam këkruar shtet rezervë, po kam luftuar për shtetin e Kosovës.’’, ka shtuar ai.
‘’Nuk ka qenë presion ndaj Shqipërisë, por nevojë e jona.’’, thotë Thaçi.
Nërsa ai vazhdon të mendojë Gjykata Speciale është padrejtësi historike që i është bërë Kosovës, dhe një e keqe e domosdoshme. Kjo e keqe, sipas presidentit, është pranuar “për të ruajtur partneritetin me SHBA-të, BE-në dhe NATO.
Për zgjedhjet e fundit lokale në vend, u është përgjigjur LDK-së për akuzat që ia kishte bërë se po e shkelte Kushtetutën duke bërë fushatë në disa vende.
Lidhja Demokratike e Kosovës kishte reaguar gjatë ditëve të fushatës se presidenti i vendit Hashim Thaçi kishte zhvilluar takime me zyrtarë të PDK-së në disa komuna.
Për LDK-në këto vizita paraqisnin ndërhyrje në fushatë zgjedhore, çka ata e konsiderojnë si shkelje kushtetuese.
Por këtyre akuzave u është përgjigjur sonte Hashim Thaçi në ‘Zona e Debatit’, duke thënë se ato kanë qenë vizita të tij private.
‘Vizitat e mija private nuk mund të merren si fushatë. Unë jam qytetar, rri ku të dua dhe shkoj ku të dua. Edhe në Klinë shkoj shpesh, në lokalin ku jam futur në mes qytetit, me zyrtarë të LDK-së kam pirë kafe. Unë nuk interferoj por lëvizi lirë në gjithë territorin e Kosovës. Pse jam takuar edhe me zyrtarë të partive të ndryshme në Klinë, mund të prekt dikush .Asnjë interferim nuk ka pasur’’, ka sqaruar Thaçi.
Ai thotë se e respekton në plotni Kushtetutën dhe se nuk ka pasur tendenca të tilla./Periskopi/
https://www.facebook.com/KKosovaOfficial/videos/1732096783502175/











