Tetë orë pas takimit me Ramës dhe Metës përcaktohet fati i Helidon Bendos

Kanë kaluar të paktën tetë orë nga takimi i Presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama për të diskutuar rreth emrit të propozuar nga ky i fundit për postin drejtues të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ende nuk është dekretuar nga kreu i shtetit. Më herët u njoftua nga zyra e shtypit e kryeministrisë se gjatë takimit kryeministri Rama i ka paraqitur Presidentit Meta propozimin […]
Kanë kaluar të paktën tetë orë nga takimi i Presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama për të diskutuar rreth emrit të propozuar nga ky i fundit për postin drejtues të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ende nuk është dekretuar nga kreu i shtetit.
Më herët u njoftua nga zyra e shtypit e kryeministrisë se gjatë takimit kryeministri Rama i ka paraqitur Presidentit Meta propozimin e tij për pasardhësin e Visho AjaziLikës.
“Eshte proces I gjate”, shprehet një burim në Presidencë sipas Panoramës.
Pak minuta pas takimit të Ramës me Presidentin, gazetari investigativ, Artan Hoxha tha në Neës 24 se emri i ri duhet të marrë më parë edhe miratimin e aleatëve strategjikë si SHBA, NATO dhe disa vende të BE-së.
“Kandidatura e re përveçse duhet të jetë një kandidaturë e spikatur, duhet të pranohet dhe miratohet edhe nga vendet aleate. Ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me SHBA dhe vendet e BE. Kandidatura e re duhet të marrë edhe miratimin e aleatëve tanë strategjikë, pasi është pikë kontakti. Dorëheqja e Likësështë e papritur pasi nuk ka pasur së fundmi ndonjë konflikt. Por është akuzuar se po përdoret nga opozita sidomos në historinë e kanalizimit të vendit. Duket sikur kjo situatë mund të ketë ndikuar që Visho Ajazi Lika të largohet”, tha Hoxha.












