Surroi: “Pas dhjetë vitesh do t’i kemi njëqind mijë veteranë”

Surroi: “Pas dhjetë vitesh do t’i kemi njëqind mijë veteranë”

Në një shkrim autorial për portalin Koha “Një pension për Haxhi Zekën”, publicisti Veton Surroi ka folur për çështjen e rishikimit të buxhetit, dhe për nevojën e sigurimeve shëndetësore në Kosovë. Ai bën një ndërlidhje të çuditshme mes kryengritësit të njohur Haxhi Zeka, dhe kancelarit të famshëm gjerman Otto Von Bismarck. Por poashtu, siç dëftohet […]

Në një shkrim autorial për portalin Koha “Një pension për Haxhi Zekën”, publicisti Veton Surroi ka folur për çështjen e rishikimit të buxhetit, dhe për nevojën e sigurimeve shëndetësore në Kosovë.

Ai bën një ndërlidhje të çuditshme mes kryengritësit të njohur Haxhi Zeka, dhe kancelarit të famshëm gjerman Otto Von Bismarck. Por poashtu, siç dëftohet edhe nga titulli, bën një ndërlidhje të çuditsme mes Haxhi Zekës dhe veteranëve mashtrues.

Sipas tij, ishte Bismarcku që dashakeqësisht e nisi ‘shtetin social’ thjesht duke dashur të merrte mbështetje nga shtresat e varfëra, e jo sepse e besonte në një gjë të tillë. Lidhja e Haxhi Zekës, si një figurë e njohur kombëtare, me qëllimet e shkrimit është krejtësisht e pakuptueshme.

Publicisti i njohur kosovar shpreh mllefin e tij për çështjen e listave të veteranëve, dhe për prioritetizimin e pagave të veteranëve ndaj sigurimeve shëndetësore. Ashtu siç vërehet edhe në titullin e shkrimit të tij “pension për Haxhi Zekën” ai provon të bëj sarkazmë me fryerjen e listave, dhe me politikanët që janë përgegjës për një gjë të tillë. Sidoqoftë, sarkazma dështon të përkthehet në sarkazmë, sepse e vërteta është që “pensionet” për veteranët përdoren pikërisht për efekte politike ose ekonomike – siç e thotë ndër rreshta vetë Surroi.

Ashtu siç është e paqartë prania e Haxhi Zekës në shkrimin e tij, është e paqartë edhe ajo që duhej të bëhej në rastin konkret. Të votohej apo të mos votohej për buxhetin. Dhe poashtu, çfarë të bëhej konkretisht në lidhje me hetimin e listave, dhe me ndërtimin e një ‘shteti social’ të cilin ai e kërkon?

Lexo shkrimin e plotë: http://www.koha.net/veshtrime/53483/nje-pension-per-haxhi-zeken/

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin