Spanjë – Shqipëri: Notat e futbollistëve kuq e zi

Spanjë – Shqipëri: Notat e futbollistëve kuq e zi

“Panorama Sport” ka publikuar notat e futbollistëve të Kombëtares shqiptare nga humbja 3:0 ndaj Spanjës.   Berisha 6– Nëse në Alikante Shqipëria nuk pëson një shi golash, meritë të madhe ka edhe portieri Etrit Berisha. “Digjet” vetëm 3 herë përballë tentativave të shumta të kundërshtarëve, por reagon mirë në disa ndërhyrje të pjesës së dytë. […]

“Panorama Sport” ka publikuar notat e futbollistëve të Kombëtares shqiptare nga humbja 3:0 ndaj Spanjës.

 

Berisha 6– Nëse në Alikante Shqipëria nuk pëson një shi golash, meritë të madhe ka edhe portieri Etrit Berisha. “Digjet” vetëm 3 herë përballë tentativave të shumta të kundërshtarëve, por reagon mirë në disa ndërhyrje të pjesës së dytë.

Hysaj 5– Jashtë kontekstit të lojës magjike “sarriane” tregon shumë boshllëqe, ashtu si në minutën e 54-t, kur mban në lojë në mënyrë shumë të shkujdesur Rodrigon. E tepron shpeshherë me mbajtjen e topit në zona shumë të rrezikshme.

Veseli 5– Mund të bëjë shumë pak gjëra përballë makinerisë së kuqe të golave. Bën ndonjë ndërhyrje të saktë, por vetëm kur Spanja heq dorë nga sulmet dhe ul marshin.

Ajeti 5- Lexoni më sipër. Në të gjithë pjesën e parë i lë shumë hapësira Rodrigos që e ndëshkon në njërin prej rasteve. Rritet në pjesën e dytë, por tani anija ka marrë shumë ujë dhe është duke u zhytur.

Memolla 5– U bë “fërtele” nga djaloshi Odriozola. Ndonjëherë dëshira nuk mjafton për të bërë paraqitje pozitive. (Nga 46’ Agolli 5,5- Ka pak rezistencë me topin në këmbë gjatë pjesës së dytë, kur Spanja ka pak dëshirë për të sulmuar).

Kaçe 5- Humbet durimin që në minutën e 29-të kur rezultati ishte vendosur dhe ndeshja kishte përfunduar. Ndërhyrja ndaj Albës është shumë e keqe, aq sa paraqitja e tij.

Memushaj 5– Herë këtu, herë atje. E ka të vështirë të gjejë pozicionin e tij në fushë. E filtron shumë pak herë topin për sulmuesit.

Grezda 5,5– Është e tija goditja e parë e Shqipërisë në pjesën e parë dhe sinjali i Shqipërisë, por të të dytën bën thjesht një ndërhyrje të ashpër ndaj Albës. (Nga 66’ Latifi 6- Është i vetmi që i bën pis dorezat De Geas me një goditje të zgjuar në minutat e fundit. Në pjesën e mbetur, lëviz shumë pak në sulm).

Xhaka 5– E ka të vështirë të gjejë dialogun me shokët e skuadrës, duke mos qenë kurrë vendimtar as në sulm dhe as në fazën mbrojtëse.

Llullaku 5,5– Të paktën provon, atëherë kur rezultati nuk ishte vendosur përfundimisht. Goditja e tij në minutën e 25-të stampohet në traversë. Rast që mund ta dërgonte ndeshjen në 2-1.

Balliu 5– E nis vrullshëm në minutat e para të ndeshjes dhe jep një kros interesant, por fiket si flaka e kashtës… Paraqitje anonime, por ishte ndeshja e parë për të. (Nga 46’ Sadiku 6- Ka vetëm një rast të mirë për të shënuar dhe topi ndalet në shtyllë dhe pastaj një goditje kundër De Geas. Është kjo fotografia e krenarisë për kuqezinjtë).

Trajneri Panuçi 5– Sikur ndeshjet të nisnin në minutën e 45-të ai do të ndihej shumë i lumtur gjithmonë, sepse në atë moment skuadra nis të luajë (ashtu si me Maqedoninë). Për fatin e tij të keq, ndeshjet fillojnë nga minuta e parë dhe aty duhet të korrigjojë diçka në formacionin titullar.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova