Shqiptarja që vozit autobusin në Zvicër (Foto)

Shqiptarja që vozit autobusin në Zvicër (Foto)

Vjollca Gashi që tetë vjet vozit autobusin në qytetin Biel të Zvicrës. Përderisa në Kosovë vazhdon të jetë e rrallë ta shohim një grua duke e vozitur autobusin, në shtetet europiane kjo gjë është e zakonshme. Nuk ndodh rrallë herë që të shohim se meshkujt shqiptarë të vozisin autobusë në shtetet perëndimore, por nuk mungojnë […]

Vjollca Gashi që tetë vjet vozit autobusin në qytetin Biel të Zvicrës.

Përderisa në Kosovë vazhdon të jetë e rrallë ta shohim një grua duke e vozitur autobusin, në shtetet europiane kjo gjë është e zakonshme.

Nuk ndodh rrallë herë që të shohim se meshkujt shqiptarë të vozisin autobusë në shtetet perëndimore, por nuk mungojnë as rastet si të Vjollca Gashit e cila është njëra ndër shoferet e rralla shqiptare që vozit autobusin.

Ka mbi 8 vjet që Vjollca e ushtron këtë profesion në qytetin Biel të Zvicrës, qytet ky në të cilin ajo jeton qe 25 vjet.

Në një intervistë për portalin rtv21.tv, ajo ka folur rreth profesionit të saj dhe sfidave që ka kaluar.

Shoferja nga Kosova e posedon lejen për të vozitur autobus që prej vitit 2006, mirëpo punon prej vitit 2009 në qytetin Biel.

“Ndjenja është shumë e veçantë për dy arsye, dëshira jem është vozitja e automjeteve me peshë të rëndë, e dyta vullneti i madh për këtë punë dhe shërbimi i popullit ku jetoj dhe punoj”, ka rrëfyer ajo për profesionin e saj, shkruan rtv21.tv

Vjollca Gashi ka treguar se familja e saj e ka mbështetur e sidomos bashkëshorti për të cilin tha se ka qenë motivi më i madh që ka pasur, shkruan rtv21.tv.

“Ka qenë ëndërr e imja me vozit autobusa! Motivimin ma të madh e kam pasë nga bashkëshorti im”, ka treguar ajo.

Ajo nuk hezitoi të tregojë për mënyrën se si është pritur profesioni i saj nga familja dhe shoqëria.

“Shumë mirë, familja jem është shumë krenare gjithashtu populli im janë të kënaqur po edhe nacionalitet tjerë”, theksoi ajo.

Vjollca Gashi deklaroi se profesionin e shoferes së autobusit do ta ushtronte edhe në Kosovë.

“Po, me shumë dëshirë kisha punu në Kosovë me na i ofru kushtet sikur shteti Zvicrës! Kushtet i kemi të mira në punë edhe puna kryhet me seriozitet dhe përgjegjësi shumë të madhe”, tha ajo./21Media

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja