Shkencëtarët aksidentalisht zbulojnë ilaqin për zhdukjen e kancerit (Video)

Shkencëtarët aksidentalisht zbulojnë ilaqin për zhdukjen e kancerit (Video)

Duke ia bashkëngjitur proteinat e malaries në qelizat e kancerit, tumoret mund të depërtojnë dhe pastaj të shkatërrohen – duket të jetë efektive në 90 për qind të llojeve të kancerit. Shkencëtarët mund të kenë bërë aksidentalisht një hap të madh përpara zbulimit të një kurimi për kancerin. Ata papritur kanë gjetur se një proteinë […]

Shkencëtarët mund të kenë bërë aksidentalisht një hap të madh përpara zbulimit të një kurimi për kancerin. Ata papritur kanë gjetur se një proteinë e malaries mund të jetë një armë efektive kundër sëmundjes vdekjeprurëse.

Studiuesit danezë po kërkonin një mënyrë për të mbrojtur gratë shtatzëna nga malaria, pasi mund të shkaktojë probleme të mëdha sepse sulmon placentën. Por ata gjetën në të njëjtën kohë që proteinat e malaries të shumuara mund të zhdukin kancerin – një qasje e cila mund të jetë një hap drejt shërimit të kancerit.

Karbohidratet sigurojnë që placenta të rritet shpejt. Por ekipi prapa zbulimeve të reja ka detajuar se si i shërben të njëjtit funksion në tumoret – dhe paraziti i malaries i bashkëngjitet qelizave kanceroze në të njëjtën mënyrë, që do të thotë se mund t’i vrasë ato, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.

Shkencëtarët thanë se kishin kërkuar një kohë të gjatë për një mënyrë për të shfrytëzuar ngjashmëritë midis placentës dhe tumorit.

“Për dekada me radhë, shkencëtarët kanë kërkuar për ngjashmëri midis rritjes së placentës dhe tumorit”, thotë Ali Salanti nga Universiteti i Kopenhagenit.

Procesi tashmë është testuar në qeliza tek minjtë me kancer, me gjetjet e përshkruara në një artikull të ri për revistën “Cancer Cell”. Shkencëtarët shpresojnë se ata mund të fillojnë testimin e zbulimit tek njerëzit në katër vitet e ardhshme.

“Pyetjet më të mëdha janë nëse do të funksionojë në trupin e njeriut dhe nëse trupi i njeriut mund të tolerojë doza të nevojshme pa zhvilluar efekte anësore”, tha Salanti. “Por ne jemi optimist, sepse proteina duket se lidhet vetëm me një karbohidrat që gjendet vetëm në placentën dhe në tumoret e kancerit tek njerëzit”, shtoi ai./Periskopi/

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve