Shkarkohen nga detyra tetë drejtorë burgjesh

Shkarkohen nga detyra tetë drejtorë burgjesh

Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj, ka shkarkuar nga detyra drejtorët e burgjeve në disa qytete, duke i dërguar ata për ndjekje penale. Ministrja deklaroi se drejtorët e shkarkuar akuzohen për shkelje të rënda, që rrezikonin sigurinë në burgje. Në një dalje për media, ministrja Gjonaj njoftoi largimin nga detyra të drejtorëve të Burgjeve […]

“Kontrollet e kryera kanë evidentuar shkelje të rënda, shkelje që rrezikojnë sigurinë e burgjeve. Janë evidentuar raste të futjes së lëndëve narkotike në burgje. Ministria e Drejtësisë e vendosur për zbatimin e ligjit, nuk do lejojmë asnjë shkelje. 88 vepra penale i referohen burgut të Peqinit, ndërkohë 36 vepra të tjera i referohen burgut të Rrogozhinës.

Pavarësisht alarmit të vënë nga prokuroria nuk është vepruar më parë nga ana e kësaj ministrie. Arsyet e mosveprimit mbeten të panjohura. Janë verifikuar të paktën 6 raste të lejimit të futjes së lëndëve narkotike në burgje. Në burgun e Durrësit jo më larg se muaji gusht janë arrestuar specialisti i edukimit dhe shitësi i njësisë tregtare për shpërndarje lëndësh narkotike. Janë evidentuar shkelje të përsëritura të rregullores së përgjithshme në organizmin, funksionimin dhe kontrollin

Është evidentuar mosmarrja e masave të menjëhershme për personelin, që kryejnë aktet e ushtrimit të dhunës së të dënuarve. Mjafton të kujtojmë rastin e Peqinit, ku u shkarkuan Është evidentuar mosmarrja e masave për parandalimin e korrupsionit në institucionet ku drejtojnë”, tha Gjonaj.

Drejtorët e shkarkuar dhe për çfarë akuzohen Drejtori i IVP-së Lezhë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre Drejtori i IVP-së Rrogozhinë për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre Drejtori i IVP-së Lushnje për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre Drejtori i IVP-së Peqin për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre Drejtori i IVP-së Tepelenë për shkelje administrative Drejtori i IVP-së Sarandë për shkelje administrative dhe figuron person i dënuar më parë Hajri Goxhaj Drejtori i IVP-së Berat për shkelje administrative dhe person me precedent penal Drejtori i IVP-së Durrës për shkelje administrative dhe shpërdorim detyre Petrit Suci

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj