Shefki Gashi i LDK’së: Shpend Ahmeti po i frikësohet fitores tonë

Ish-drejtori i Arsimit dhe Shërbimeve Publike, Agim Gashi dhe njëherit ndër pesë kandidatët më të votuar për asambleistë në komunën e Prishtinës nga radhët e LDK-së, i është përgjigjur kryetarit Aktual të VV-së, Shpend Ahmeti i cili ka bërë një krahasim në mes të pesë kandidatëve më të votuar të LDK-së dhe të subjektit të […]
Ish-drejtori i Arsimit dhe Shërbimeve Publike, Agim Gashi dhe njëherit ndër pesë kandidatët më të votuar për asambleistë në komunën e Prishtinës nga radhët e LDK-së, i është përgjigjur kryetarit Aktual të VV-së, Shpend Ahmeti i cili ka bërë një krahasim në mes të pesë kandidatëve më të votuar të LDK-së dhe të subjektit të tij politik.
“Opcionet janë të qarta, kthimi në kaos, nepotizëm e klientelizëm, apo ecja përpara me zhvillim, e shembuj për krejt regjionin. Kësaj radhe me fuqi në Kuvendin Komunal. E kaluara vs. E Ardhmja”, ka shkruar Ahmeti në një koment në profilin e tij në Facebook.
Por, në një prononcim për “Bota sot”, Gashi ka thënë se Ahmeti po e shpreh mllefin e tij ndaj LDK-së për shkak të frikës së zgjedhjeve të balotazhit.
“Shpend Ahmeti ka filluar të shfaq mllefin, frikën ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo nuk ka koment tjetër, sepse prej fillimit, ai e ka përdorur retorikën e tij si armë për të mashtruar opinionin lidhur me kandidatët e tjerë dhe partitë e tjera për të krijuar një opinion se të gjithë kandidatët e partive të tjera paskan vjedhur, paska qenë të korruptuar, paskan marrë banesa. Ndërsa, vergjiniteti politik mbetet vetëm të Vetëvendosje”, ka thënë Gashi për “Bota sot”.
Sipas tij, Ahmeti disa herë ka përdorur retorikën e tij ndaj asamblistëve të LDK-së.











