‘’Serbia ta ndalë spastrimin etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës’’

‘’Serbia ta ndalë spastrimin etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës’’

  Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli ka thënë se Serbia duhet të ndalë spastrimin etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në këtë pjesë njohja e diplomave të Kosovës ende mbetet problem pavarësisht të negocimit mes palëve në Bruksel.   Ky është postimi i plotë: Serbia […]

Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli ka thënë se Serbia duhet të ndalë spastrimin etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në këtë pjesë njohja e diplomave të Kosovës ende mbetet problem pavarësisht të negocimit mes palëve në Bruksel.

 

Ky është postimi i plotë:

Serbia duhet të ndalë spastrimin etnik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke qenë autokton, që po e bënë përmes formave të ndryshme të presionit.

Asnjëherë nuk duhet dhe nuk mund të përsëritet spastrimi sikur i vitit 1878 i qindra fshatrave shqiptare deri në Nish.

Edhe ne, shqiptarët e viseve tjera nuk mund të lejojmë që vëllezërve tanë t’ju mohohen të drejtat elementare për të jetuar lirshëm duke i definuar statusin politik të saj, ekonomik, pasuar nga problemet e sigurisë, në arsim, drejtësi dhe çështje tjera sociale.

Mbetet problematik mos-përfaqësimi real i shqiptarëve në nivel lokal e veçmas në nivel qendrorë.

Nga banorët e atjeshëm ende rrëfehet për bastisje dhe kontrolle si formë e terrorit shtetëror; marrja në biseda informative dhe përndjekja sidomos e disa ish-pjesëtareve të UÇPMB-së; prezenca enorme e forcave militare të Serbisë; inskenime aktesh kriminale dhe terroriste (minave); ndalimi i lëvizjeve të qytetarëve nëpër vendbanime, vandalizmi i pronave dhe shtëpitë të Shqiptarëve janë vetëm disa nga problemet e sigurisë në këto anë.

Njohja e diplomave të Kosovës ende mbetet problem pavarësisht të negocimit mes palëve në Bruksel, dhe mos lejimi i hapjes së Universitetit të pavarur të Luginës vazhdon të cenoj të drejtën për t’u arsimuar.

Banorët atje ankohen edhe për mungesën e çdo mbështetje financiare, pengimi i çdo iniciative për hapje ndërmarrjesh-fabrikash nga banorët lokal; tarifa të larta doganore për eksport dhe import.

As nuk mund të mendohen organizimet kulturore për festa kombëtare, dhe valvimi i lirshëm i flamurit kombëtar, sikur që nuk ju lejohet as përdorimi i simboleve kombëtare.

Ndërkombëtarët duhet ta bëjnë të qartë po ashtu se Serbia nuk mund të avancojë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian nëse nuk rregullon presionin mbi shqiptarët në Luginë të Preshevës për të ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë të një vendi që brenda dhjetë vjetëve synon të jetë pjesë e BE-së.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik