Rriten sërish pagat dhe pensionet në Shqipëri

Rriten sërish pagat dhe pensionet në Shqipëri

Pagat dhe pensionet do të njohin sërish rritje gjatë vitit që vjen, pas rritjes së konsiderueshme që Qeveria e Shqipërisë ndërmori nga 1 marsi i këtij viti. Në projektbuxhetin e vitit 2018 fondi në total për rritjen e pagave dhe pensioneve llogaritet 2.8 miliardë lekë, ndër të cilat 1 miliard për politikat e reja të […]

Pagat dhe pensionet do të njohin sërish rritje gjatë vitit që vjen, pas rritjes së konsiderueshme që Qeveria e Shqipërisë ndërmori nga 1 marsi i këtij viti.

Në projektbuxhetin e vitit 2018 fondi në total për rritjen e pagave dhe pensioneve llogaritet 2.8 miliardë lekë, ndër të cilat 1 miliard për politikat e reja të pagave dhe 1.8 miliard për pensionet.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Gelardina Prodani, tha se niveli i rritjes dhe sektorët prioritarë do të përcaktohen përmes një vendimit të veçantë të Këshillit të Ministrave në përputhje me prioritetet e programit të saj.

Nga 1 marsi i këtij viti Qeveria vendosi rritjen mesatarisht me 10 % të pagave për punonjësit e administratës publike, disa institucioneve të pavarura, sistemit arsimor e shëndetësor si dhe atyre në varësi të Prefektit.

Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve ishte 100 milionë dollarë që përbënte edhe vlerën më të lartë të fondeve të parashikuara për rritje pagash e pensionesh brenda një buxheti në 25 vite.

“Vendimi është shprehje e drejtpërdrejt e një realiteti të ri, të patjetërsueshëm, në të cilin ka hyrë vendi, si rezultat i reformave të vështira, por të suksesshme të ndërmarra në 4 vitet e shkuara . Si rezultat po ashtu i konsolidimit të rritjes ekonomike dhe e reflektimit të zhvillimit ekonomik”, tha Prodani. /21Media

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj