Reagojnë veteranët: Haradinaj po i zgjidh problemet tona, LDK-së po i pengon

Reagojnë veteranët: Haradinaj po i zgjidh problemet tona, LDK-së po i pengon

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, ka reaguar ndaj deklaratës së LDK-së, e cila sot ka thënë AAK dhe PDK po bëjnë presion veteranëve të luftës. Veteranët kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së LDK-së në Pejë duke konsideruar se me këtë po tentohet të manipulohen faktet dhe të njolloset autoriteti i OVL […]

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, ka reaguar ndaj deklaratës së LDK-së, e cila sot ka thënë AAK dhe PDK po bëjnë presion veteranëve të luftës. Veteranët kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së LDK-së në Pejë duke konsideruar se me këtë po tentohet të manipulohen faktet dhe të njolloset autoriteti i OVL të UÇK-së në Pejë.

Reagimi i OVL të UÇK-së në Pejë:

Reagojmë ashpër ndaj një deklarate të LDK-së Dega në Pejë dhe konsiderojmë se po tentohet të manipulohen faktet dhe të njolloset autoriteti i OVL të UÇK-së në Pejë.

Sa i përket çertifikatave të Veteranëve, të cilat janë shpërndarë këto ditë në Komunën e Pejës, realiteti është me sa vijon:

1.Luftëtarët e UÇK-së, kanë pritur 1 vit e gjysmë që të shqyrtohen ankesat e tyre rreth statusit, por Qeveria e Isa Mustafës, nuk ka pasur vullnet që të merret me zgjidhjen e kësaj problematike. Njëkohësisht shumicën e kohës, e ka mbajtur mbyllur zyren e cila lëshon vërtetimet, duke i dhënë mandat të kohë pas kohshëm, e duke krijuar radhë të gjata para qeverisë, në mënyrë që të shkel dinjitetin e veteranëve të luftës. Po e njëjta qeveri, përkatësisht Ministria që udhëhiqej nga pinjolli i z.Mustafa, z.Arban Abrashi, nuk e formoi Komisionin Mjekësor, duke i lënë Invalidët të presin mbi dy vite për të gëzuar të drejtat e tyre. Këtu shtojmë dhe problemin e protezave për invalidët, ku e dhanë vetëm një të katërtën e kërkesës së SHIL të UÇK-së.

Fatmirësisht, Qeveria Haradinaj, ka filluar zgjidhjen e problemeve të veteranëve dhe invalidëve, pikërisht me fillimin e punës së saj. Kjo me siguri po i pengon LDK-së në Pejë dhe udhëheqësve aktual të komunës, të cilët si duket kanë interesim që të shtyhet në pafundësi zgjidhja e problemeve të veteranëve.

2.Është përmendur se janë shpërndarë 700 çertifikata në Lug të Baranit dhe Leshanit. Kjo është gënjeshtër e kulluar, pasi që në Lug të Leshanit janë ndarë 4 çertifikata, e në Lug të Baranit afërsisht 90 tilla, për veteranët që ishin ankuar për statusin e tyre.

3.Apelojmë tek të gjithë veteranët, që nëse kanë ndonjë presion për të votuar ndonjë parti të caktuar politike, të iu drejtohen organeve të rendit dhe zyres së OVL të UÇK-së në Pejë.

Në fund, shfrytëzojmë rastin që të urojmë të gjithë veteranët që janë paisur me çertifikatat e statusit. OVL të UÇK-së në Pejë, do të përkrah secilën qeveri që gjen zgjidhje për problemet e veteranëve, pavarësisht se cila parti udhëheq me qeverinë.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik