Qytetarët e Kosovës nuk kanë siguri, iu keqpërdorën të dhënat personale

Qytetarët e Kosovës nuk kanë siguri, iu keqpërdorën të dhënat personale

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale mbron qytetarët e Kosovës nga shkeljet e privatësisë. Mirëpo, jo gjithmonë respektohet privatësia e qytetarëve. Drejtori  i Departamentit për Marrëdhënie me publikun në Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale për Indeksonline ka thënë se   gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, janë ankuar 46 persona. Nga këto ankesa […]

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale mbron qytetarët e Kosovës nga shkeljet e privatësisë. Mirëpo, jo gjithmonë respektohet privatësia e qytetarëve.

Drejtori  i Departamentit për Marrëdhënie me publikun në Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale për Indeksonline ka thënë se   gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, janë ankuar 46 persona. Nga këto ankesa të ndryshme dy kanë qenë për përpunim të kundërligjshëm të karakteristikave biometrike.

“Gjatë periudhës janar – tetor 2017, Agjencia ka pranuar gjithsej 46 ankesa, të cilat, në një formë apo tjetër, lidhen me shkeljen e privatësisë. Ankesat, të cilat i adresohen Agjencisë nga qytetarët janë kryesisht të natyrës që lidhen me shkeljet e pretenduara ndaj dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e këtu hyjnë shkeljet që ndërlidhen me përpunimin e kundërligjshëm të dhënave personale, shkeljet rreth vëzhgimit me kamera, përpunimit të panevojshëm të dhënave biometrike, tejkalimin e afateve të ruajtjes së të dhënave, marketingun e drejtpërdrejtë, shkeljet e privatësisë në rrjetet sociale, mosrespektimi i të drejtës për qasje të subjektit të dhënave, etj.  Gjatë këtij viti, Agjencia ka pranuar 2 ankesa rreth shkeljeve të pretenduara për përpunim të kundërligjshëm të karakteristikave biometrike” ka thënë Jeton Arifi.

E shkeljet më të mëdha të privatësisë së qytetarëve janë në sektorin privat, shkruan Indeksonline.

“Nga janari deri në tetor 2017, ndaj sektorit privat është raportuar numër më i madh i shkeljeve (28 sosh), ndërsa nga sektori publik (institucionet e shtetit) janë pranuar 18 ankesa” ka thënë me tutje Arifi.

Arifi ka thënë se në agjenci jo rrallë vinë edhe ankesa për mospërfilljen e kërkesave për qasje në dokumente publike, mirëpo që Agjencia nuk është e mandatar prandaj edhe nuk mund të shqyrtoj këto lloje të ankesave.

Ai ka informuar po ashtu se  Ligji për Qasje në Dokumente Publike është në plotësim-ndryshim dhe se mbikëqyrja e zbatimit të njëjtit (pas ndryshimeve) do ti jepet Agjencisë.

Aktualisht, të dyja ligjet (LMDHP dhe LQDP) janë duke u ndryshuar në paketë dhe do të hyjnë në fuqi përnjëherë pas ndryshimeve të kompletuara.

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike