Presidenti i Katalonjës bën thirrje për rezistencë kundrejt dhunës spanjolle

Udhëheqësi katalanas Carles Puigdemont, i cili u shkarkua nga qeveria spanjolle mbi shpalljen e pavarësisë së rajonit, i ka bërë thirrje popullit të rezistojë karshi dhunës së Madridit. Në një fjalim televiziv të shtunën, Puigdemont tha se vendimi i Madridit për të pezulluar autonominë e provincës dhe të emërojë zëvenëskryeministrin e Spanjës Soraya Saenz de […]
Në një fjalim televiziv të shtunën, Puigdemont tha se vendimi i Madridit për të pezulluar autonominë e provincës dhe të emërojë zëvenëskryeministrin e Spanjës Soraya Saenz de Santamaria si kreu i Katalonjës është kundër vullnetit të popullit katalanas, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
“Është shumë e qartë se forma më e mirë e mbrojtjes së fitimeve të bëra deri tani është opozita demokratike ndaj nenit 155,” tha Puigdemont në një deklaratë të shkurtër të transmetuar në transmetimet publike të TV3.
Ai më tutje u zotua të “vazhdojë të punojë për të ndërtuar një vend të lirë”.
‘Madrid can only act by force’: Spain & #Catalonia on a crash course https://t.co/rE6hGiUyMH pic.twitter.com/bAjhbaVnUc
— RT (@RT_com) October 27, 2017
Masa e Madridit erdhi pasi Parlamenti katalanas votoi për të shpallur rajonin të pavarur nga qeveria spanjolle të premten.
Kryeministri spanjoll Rajoy njoftoi shkarkimin e Puigdemontit dhe kabinetit të tij, si dhe kreun e forcës policore rajonale, Mossos d’Esquadra. Ai gjithashtu shpërbëjë parlamentin katalanas dhe njoftoi se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 21 dhjetor./Periskopi/












