Pas deklaratave të presidentit Thaçi reagon Komisioni për Demarkacionin me Malin e Zi

Pas deklaratave të presidentit Thaçi reagon Komisioni për Demarkacionin me Malin e Zi

Dy profesorët e Gjeografisë, Shpejtim Bulliqi e Florim Isufi, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët rreth zhvillimeve të fundit në Komisionin Qeveritar për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, ku i pari është kryetar e i dyti është anëtar. Ata thonë se grupet e ndryshme profesionale kanë për obligim të prezantojnë fakte përmbajtjesore […]

“Kohëve të fundit ka dilema dhe dyshime të pabazuara në shtjellimin dhe prezantimin e fakteve rreth demarkacionit të vijës kufitare me Malin e Zi. Duhet kuptuar se grupet e ndryshme profesionale kanë për obligim të prezantojnë fakte të shumta, përmbajtjesore dhe të vërteta mbi sovranitetin territorial të vendit”, ka thënë ata në një adresim të përbashkët në Facebook.

Bulliqi e Isufi kanë thënë se raportet profesionale nga komisionet e ndryshme mund të jenë të përafërta apo me dallime të mëdha, varësisht nga qasja dhe lloji i dokumentacionit të shfrytëzuar.

“Raportet profesionale nga komisionet e ndryshme mund të jenë të përafërta apo me dallime të mëdha, varësisht nga qasja dhe lloji i dokumentacionit të shfrytëzuar, por është e drejtë e deputetëve të zgjedhin solucionin më të përshtatshëm politik duke mos atakuar integritetin profesional të autorëve të ndryshëm. Duhet të bëhet e qartë për secilin individ nga politika, mediat apo edhe shoqërisë si tërësi, se me rendësi është të dihet validiteti, saktësia dhe origjinaliteti i burimit të fakteve, që luajnë rol të rëndësishëm në përcaktimin dhe ruajtjen e sovranitetin territorial, e jo simpatia, mbrojtja personale dhe animi i njëanshëm si metodë e imponimit të ndonjë solucionit gjysmak dhe të pa kompletuar”, kanë shtuar më tej.

Kurse, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thumbuar profesorët e Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Shpejtim Bulliqi dhe Florim Isufi, gjatë një paraqitje të drejtpërdrejtë televizive gjatë natës së mbrëmshme.

“Kjo është çështje e përgjegjësive institucionale shtetërore, nuk është çështje e garës së profesorëve të një katedre siç po ndodh tash, garë profesionale”, është shprehur Thaçi, gjatë një interviste në Klan Kosova.

Ai ka thënë se ka besim të plotë se edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, edhe kryeministri Ramush Haradinaj, do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për kalimin e kësaj situate, bashkërisht me të, si president, por edhe me opozitën, që të lëvizet përpara që vendi ta fitojë të drejtën për liberalizim të vizave.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin