Para një viti, presidenti Thaqi paralajmëronte ndërtimin e stadiumit në Prishtinë

Para një viti, presidenti Thaqi paralajmëronte ndërtimin e stadiumit në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte prezantuar idenë e ndërtimit të një stadiumi të ri për Kombëtaren e Kosovës. Në maj të vitit 2016, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës kishte përmendur ndërtimin e stadiumit në Prishtinë. Atëkohë, premtonte se fusha sportive do të kishte kapacitet prej 30 mijë ulësesh. Hashim Thaçi, në maj […]

Hashim Thaçi, në maj të vitit 2016, e kishte të qartë se ku duhet të ndërtohet stadiumi i Kombëtares. Kishte thënë se një objekt i tillë duhet të ndërtohet në Prishtinë.

Tash, zyrtarët e PDK’së kanë paralajmëruar se i njëjti Stadium do të ndërtohet në Drenas.

Kadri Veseli ka thënë se ndërtimi i këtij stadiumi do të bëhet me ndihmën e Hungarisë.

Ministri i Sportit, Kujtim Gashi, po ashtu anëtar i PDK’së, ka thënë se vendimi për vendin se ku do të ndërtohet fusha e më rëndësishme sportive do të merret brenda një jave. Ka thënë se Drenasi mbetet opsioni më i mirë.

Sidoqoftë, Thaçi, si president, kishte thënë se me ndërtimin e stadiumit në Prishtinë merr kuptim edhe anëtarësimi i futbollit kosovar në dy mekanizmat më të rëndësishëm ndërkombëtar.

“Pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, kombëtares së Kosovës i duhet një vend dinjitoz për zhvillimin e garave ndërkombëtare. Do të bëjmë çmos, që sa më parë të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri në kryeqytet, me kapacitet prej 30 mijë ulëse, i prezantuar kohë më parë. Vetëm kështu, anëtarësimi në UEFA dhe FIFA merr kuptim”, kishte shkruar Presidenti më 2016.

Ndërkohë, në këtë debat, janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të shtetit dhe ish-zyrtarë partiakë.

Avni Arifi, këshilltar i Kryeministrit, e ka quajtur “rrenë të kulluar” ndërtimin e Stadiumit në Drenas. Ka thënë se i njëjti do të ndërtohet në Prishtinë.

Ndërkohë, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, i cili mban edhe pozitën e zëvendësministrit të Jashtëm, ka thënë se Drenasi është vendi më i mirë për ndërtimin e Stadiumit Olimpik.

Kurse publicisti Veton Surroi ka ironizuar me idenë që një objekt i tillë të ndërtohet në Drenicë. Ka thënë se “Opera dhe Teatri do të shkojnë në Skenderaj”.

Qeveria e kaluar s’e kishte nxjerr kurrë një vendim për vendin se ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar.

Isa Mustafa, ish-kryeministër i vendit, vetëm kishte autorizuar Ministrinë e Sportit për të caktuar Bërnicën si lokacion të mundshëm për ndërtimin e fushës sportive.

Por, asnjëherë një vendim të tillë nuk e kishte dërguar për miratim në Qeveri.

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin