Në KQZ tregojnë se kur do të fillojë numërimi i votave me kusht

Në KQZ tregojnë se kur do të fillojë numërimi i votave me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë nga nesër me përgatitjet intensive për organizimin e këtij raundi të dytë të zgjedhjeve. Kështu ka thënë kreu i KQZ-së, Valdete Daka, në një konferencë për media në të cilën vlerësoi pozitivisht rrjedhën e rundit të parë të zgjedhjeve komunale, të cilat u mbajtën të dielën e kaluar. […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë nga nesër me përgatitjet intensive për organizimin e këtij raundi të dytë të zgjedhjeve.

Kështu ka thënë kreu i KQZ-së, Valdete Daka, në një konferencë për media në të cilën vlerësoi pozitivisht rrjedhën e rundit të parë të zgjedhjeve komunale, të cilat u mbajtën të dielën e kaluar.

Kryetarja e KQZ-së tha se Kosova ka dëshmuar se di të mbajë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike,  ndërsa  për këtë ka falënderuar qytetarët, komisionarët, partitë politike dhe kandidatët e tyre që i kontribuuan mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

“Tani e tutje puna e KQZ-së orientohet në shpalljen sa më të shpejt të rezultateve përfundimtare. Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është pranuar materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat dhe së shpejti do të fillojmë me numërimin e votave me kusht, me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta, për të proceduar tutje me shpalljen e këtyre rezultateve”, tha Daka.

Prioritet për KQZ-në është fillimisht shpallja në kohë e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, dhe se KQZ do të fillojë së shpejti me publikimin e të gjitha kopjeve të skanimit të formularëve të rezultateve për kandidatët dhe formularëve të rezultateve përfundimtare.

“Të gjithë kandidatët, qofshin në garë për kryetar komune apo për kuvende komunale do të mund të shohin rezultatet e tyre për secilin vendvotim duke shfletuar në mënyrë elektronike kopjet e këtyre formularëve që kanë ardhur nga vendvotimet”, tha Daka.

Ajo është shprehur optimiste se edhe në garën e balotazhit më 19 nëntor, do të ketë një mbarëvajtje të mirë të zgjedhjeve.

 

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin