Mërgimtari me aftësi të kufizuara nuk ndihmohet në vendvotim

Mërgimtari me aftësi të kufizuara nuk ndihmohet në vendvotim

Qytetari Vehbi Ibrahimi, i cili jeton në Suedi ka ardhur në Kosovë për të ushtruar të drejtën për të votuar. Mesditën e sotme ai mori rrugën drejt shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan për të kontribuar për zgjedhjen e udhëheqësit komunal. Ibrahimi me aftësi të kufizuara nuk mundi të votojë, pasi bashkëvendësit e tij nuk […]

Mesditën e sotme ai mori rrugën drejt shkollës fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan për të kontribuar për zgjedhjen e udhëheqësit komunal.

Ibrahimi me aftësi të kufizuara nuk mundi të votojë, pasi bashkëvendësit e tij nuk e ndihmuan të ngjitej deri në katin e dytë të shkollës ku gjendej vendvotimi i tij dhe as komisionerët nuk ia mundësuan të votojë në katin e parë.

Ai u është drejtuar komisionerëve dhe vëzhguesve, ku ka kërkuar t’i mundësohet votimi në katin e parë, mirëpo as ata nuk kanë shprehur vullnetin t’i ndihmojnë.

I revoltuar nga kjo situatë, nëpërmjet ekranit të RTV21, Ibrahimi iu drejtua qytetarëve duke treguar hallin e tij. “I njoftova se jam invalidë e nuk mundem, nuk më gjete zgjidhje. Kam ardhur kam bërë një lloj shpenzimi… po ndihna edhe vet jo mirë. Jo vetëm unë, por të gjithë të hendikepuarit kanë mu ndier jo mirë në kësi rasti kur nuk gjen ndihmë”, tha Ibrahimi, duke shtuar se nëse do të ishte në Suedi, atje do t’i gjendej rrugëdalja se si të votonte.

“Kam ardhur në vendlindjen time, e nuk mundem me shpreh dëshirën time”, përfundoi ai.

RTV21 ka tentuar të marrë një prononcim nga komisionarët dhe vëzhguesit në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, por ata kanë refuzuar të flasin për këtë rast.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja